Liderët kosovarë ia mësyjnë me të madhe samiteve, prania e tyre aty vlerësohet ‘pa rezultat’

Liderët kosovarë ia mësyjnë me të madhe samiteve, prania e tyre aty vlerësohet ‘pa rezultat’

Vizitat bilaterale dhe pjesëmarrjet në samite dhe forume ndërkombëtare nuk iu munguan krerëve institucionalë gjatë këtij viti. Ani pse shihen si pozitive dhe të rëndësishme në fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, vlerësohet se munguan rezultatet konkrete, veçmas në lobimin për liberalizimin e vizave. Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë për KosovaPress […]

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë për KosovaPress se pavarësisht rëndësisë së pjesëmarrjes në arenën ndërkombëtare, krerët institucionalë duhet të fokusohen edhe në arritjen e rezultateve nga çdo takim.

Sipas tij, përveç presidentes Vjosa Osmani që arriti një rezultat për nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë me shtetin e Zvicrës, nuk ka parë diçka të prekshme nga vizitat dhe pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në forumet ndërkombëtare.

“Duhet pasur parasysh se duhet të ketë rezultate nga çdo takim. Sa e di unë vetëm presidentja e ka arritur një rezultat të vogël, ku do të nënshkruhet një marrëveshje për tregti të lirë me shtetin e Zvicrës. Ky është një hap shumë i madh pozitiv kurdo që të arrihet. Ndërsa sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, kryeministri ende nuk e ka arritur atë qëllim, ai duhet të jetë shumë më aktiv, agresiv në politikën e jashtme që vizat mos të jenë më kushtëzim”, thotë ai.

Krahas kësaj, profesori universitar apelon tek institucionet që të fokusohet në takimet multilaterale në forumet ndërkombëtare, pasi sipas tij në këtë formë fuqizohet pozita e Kosovës.

“Çdo përfaqësim i nivelit të tillë si kryeministri dhe presidentja është nivel shumë i mirë se e përfaqëson shtetin e Kosovës, mirëpo duhet të ketë kujdes, sepse duhet jemi edhe më shumë prezentë dhe ta kultivojmë politikën multilaterale, aleatët tanë duhet t’i kyçim më shumë në politikën e Kosovës”, thotë ai.

Por, pjesëmarrjen e krerëve institucionalë në forume dhe samite ndërkombëtare po e sheh si shumë të rëndësishme, njohësi i integrimeve ndërkombëtare, Demush Shasha.

“Është shumë e rëndësishme që Kosova të fuqizojë pozitën e saj në arenën ndërkombëtare, qoftë përmes forumeve të ndryshmeve, takimeve bilaterale, multilaterale edhe tjera. Është shumë e mirëseardhur që tani Kosova mund të shërbejë si storie e suksesit në kuptimin e ndryshimeve që kanë ndodhur. Në këtë drejtim duhet gjykuar edhe pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti (Forumin e Bledit-Slloveni), i cili pa marrë parasysh cilit krahut politik i takon ishte një përfaqësim i mirë”, thotë Shasha për KosovaPress.

Së fundmi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në forumin e Bledit në Slloveni, ku pjesëmarrës ishin liderët evropianë dhe krerët rajonalë.

Më herët kreu i qeverisë mori pjesë edhe në Samitin e Tiranës, po ashtu ishte edhe pjesëmarrës në një samit në Greqi. Derisa ka pasur takime bilaterale me krerët kryesor të BE-së, Belgjikës dhe është pritur në një takim zyrtar në Francë nga presidenti Emmanuel Macron.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në samitin e Bërdo-Brijonit në Slloveni, teksa ka pasur takime bilaterale me krerët shtetërorë në Zvicër, Estoni, Japoni dhe Gjermani.

Në vizita jashtë shtetit të Kosovës aktiv ka qenë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjermani, ku u takua me homologun e tij, po ashtu edhe zhvilloi vizitë edhe në Shqipëri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?