Laptop për çdo nxënës nga klasa e gjashtë, Daut Haradinaj prezanton planin për arsimin në Prishtinë

Laptop për çdo nxënës nga klasa e gjashtë, Daut Haradinaj prezanton planin për arsimin në Prishtinë

 Një plan atraktiv për fushën e arsimit e ka kandidati për kryetar të Prishtinës Daut Haradinaj, i cili me fushatën e bërë dhe me idetë për qeverisjes e kryeqytetit, është duke e rritur mbështetjen me hapa të shpejtë. Haradinaj synon që fillimisht çdo nxënës në Prishtinë, nga klasa e gjashtë fillore e më lartë, të […]

Haradinaj synon që fillimisht çdo nxënës në Prishtinë, nga klasa e gjashtë fillore e më lartë, të pajiset me laptop, për ta bërë mësimin më lehtë, më ilustrues dhe më atraktiv.

Ndërkaq, në një fazë më të vonshme, plani është që edhe nxënësit e shkollës fillore të ulët, të pajisen me laptopë.

Në kuadër të programit qeverisës, Haradinaj do ta bëj ristrukturimin e shkollave në pajtim me komunitetin, e gjitha kjo në funksion të rritjes së cilësisë, për ta gjetur mesin mes klasave të mbingarkuara dhe atyre të zbrazura.

Po ashtu, do të bëhet riorganizimi i stafit në bazë të përgatitjes profesionale, përvojës dhe performancës. Në bazë të këtyre parametrave, ata edhe do të shpërblehen. Do të organizohen trajnimet për mësimdhënësit, dhe Haradinaj do të merret me një temë që e shqetëson arsimin në Kosovë, atë për depolitizimin e strukturave menaxhuese në shkolla.

Në programin e Haradinajt për arsimin përfshihet gjithashtu sigurimi i infrastrukturës teknike-teknologjike adekuate nëpër shkolla, zhvillimi dhe pajisja e laboratorëve të shkollave, për lëndët dhe fushat përkatese për demonstrimet praktike, përmirësimi i strukturës funksionale të rrethinës urbane të shkollave (qasjet, lëvizjet, parkingjet dhe funksionet tjera përreth), përkrahja e shkollave profesionale, në funksion të kërkesave të biznesit dhe nderlidhja mes tyre, mësimi gjithëditor në shkolla, duke siguruar kushtet optimale për mësim dhe aktivitete tjera gjithëpërfshirëse, ndarja e bursave dhe çmimeve për të arriturat e nxënësve dhe studentëve të dalluar në të gjitha kategoritë, organizimi i kurseve dhe trajnimeve shtesë falas për talentet e dalluar në fusha të ndryshme, eliminimi i segregacionit social dhe pabarazisë në edukim duke ruajtuar diverzitetin në proces, stimulimi i angazhimit të nxënësve edhe në aktivitete të organizuara jashtë-shkollore.

Haradinaj planifikon edhe më shumë përfshirje të prindërve në procesin e zhvillimit të shkollave, si dhe trajtim të kërkesave të grupeve specifike të nxënësve (atyre me aftësi të kufizuara, atyre me rezultat të dobët, atyre që janë të varfër etj). Do të bëhet edhe vendosja dhe aplikimi i standardeve të njëjta për mësimdhënie, mënyrën e testimit dhe vlerësimit te nxënësve, si dhe zhvillimi i trajtimit të barabartë në financim dhe përkrahje për të gjitha shkollat (eliminimi i pabarazive).

Daut Haradinaj është kandidati me platformën më serioze për ndryshimin e Prishtinës. Ai ka premtuar se do të marr vendime të guximshme, që i duhen kryeqytetit, për ta bërë më të jetueshme për banorët e saj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?