Kurz: Dialogu Kosovë – Serbi s’është bërë më i lehtë pas zgjedhjeve në Prishtinë

Kurz: Dialogu Kosovë – Serbi s’është bërë më i lehtë pas zgjedhjeve në Prishtinë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz tha sot se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë nuk është bërë më i lehtë pas zgjedhjeve në Prishtinë dhe se shpreson që ky vit të mos humbasë në çështjen e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, transmeton Gazeta Express. Duke theksuar vizitën që e pati në Beograd, Kurz tha se BE-ja […]

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz tha sot se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë nuk është bërë më i lehtë pas zgjedhjeve në Prishtinë dhe se shpreson që ky vit të mos humbasë në çështjen e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, transmeton Gazeta Express.

Duke theksuar vizitën që e pati në Beograd, Kurz tha se BE-ja duhet të jetë partner i besueshëm për vendet në Ballkanin Perëndimor që duan të integrohen.

“Unë shpresoj për një dinamikë të re të integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor. BE-ja duhet të jetë partner i besueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, që ata të mund të mbështeten në të”, tha Kurz për Tanjugun.

Ai vuri në dukje se as BE -ja, e as Austria nuk mund të jenë të vetëdijshëm se si po zhvillohet rajoni.

Reklamë

“Është veçanërisht e rëndësishme për Austrinë se si zhvillohet rajoni për shkak të afërsisë së tij gjeografike. Çdo zhvillim negativ ka ndikim të drejtpërdrejtë tek ne. Më pak krim këtu nënkupton siguri më të madhe në vendin tonë, më pak konflikt në rajon do të thotë stabilitet më i mirë në vendin tonë. Zhvillim më i mirë ekonomik këtu do të thotë përfitime edhe për ne, si dhe vende të reja pune në Austri”, theksoi Kurz.

Kancelari austriak tha se Austria është e lidhur ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shprehu sërish shpresën se BE-ja do të bëhet një partner i besueshëm për këtë rajon.

Ai shtoi se vendet e rajonit janë të frustruara nga ngërçi në rrugën e tyre evropiane. Siç paralajmëroi ai, kjo çon në mënyrë të pashmangshme që vendet e tjera, si Rusia, Kina dhe Turqia, të bëhen më me ndikim në këtë rajon.

“Kjo është arsyeja pse integrimi evropian nuk është vetëm një çështje burokratike e BE-së, por mbi të gjitha gjeopolitike”, nënvizoi Kurz

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?