Kurti i paska folur Tanjugut serb: Thotë fjalë të ngjashme me Thaçin

Kurti i paska folur Tanjugut serb: Thotë fjalë të ngjashme me Thaçin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr sot pjesë në Forumin e Bled-it në Slloveni. Nga atje, Kurti ka folur për procesin e negociatave Kosovë-Serbi dhe për reformat e procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë sot se pret që takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë të zhvillohet […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr sot pjesë në Forumin e Bled-it në Slloveni. Nga atje, Kurti ka folur për procesin e negociatave Kosovë-Serbi dhe për reformat e procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë sot se pret që takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë të zhvillohet në vjeshtë.

Kështu ka deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar për Tanjug, duke thënë se deri janë mbajtur dy takime në mes tij dhe Vuçiq dhe se takimi i tretë mund të mbahet në vjeshtë.

Ai ka thënë se megjithatë kjo varet nga ndërmjetësi i negociatave, Josep Borell dhe nga Përfaqësuesi Speciale, Miroslav Lajcak.

“Ne kemi pasur dy takime, dhe ndoshta do ta kemi edhe të tretin në vjeshtë, por kjo varet edhe nga ndërmjetësuesit z. Borel dhe z. Lajcak”, ka thënë Kurti për Tanjug, shkruan Kosovo Online.

I pyetur se çfarë pret nga pjesëmarrja e sotme në Forumin në Bled, ai tha se pret që të vërtetohet rëndësia e BE -së për Ballkanin Perëndimor dhe anasjelltas.

“Unë pres që më tej do ta afirojmë rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për njëri-tjetrin. BE-ja duhet të jetë e mbrojtur dhe unë besoj që reformat e brendshme dhe zgjerimi i jashtëm i BE’së janë komplementare me njëra-tjetrën”.

Ndërkohë emisari i BE’së, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot do të zhvillojë takime të ndara më Kurtin dhe Vuçiqin, e në të cilat do të flitet për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Një gjuhë të tillë të përkufizuar lidhur me dialogun në mes Kosovës dhe Serbinë e kemi dëgjuar ta ketë përdorur edhe ish-kryeministri Hashim Thaçi.
Qëndrimet e Thaçit rreth dialogut janë kundërshtuar në vazhdimësi nga opozita e atëhershme Lëvizja Vetëvendosje, madje edhe me gjuhë të ashpër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?