Krasniqi: U bë 1 javë që i kam dërguar letër por Kurti po i ikë përgjegjësisë, qytetarëve e pacientëve

Krasniqi: U bë 1 javë që i kam dërguar letër por Kurti po i ikë përgjegjësisë, qytetarëve e pacientëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij po ikin nga përgjegjësitë që kanë karshi nevojave të qytetarëve në këtë peiudhë tragjike të shkaktuar nga keqmenaxhimi i pandemisë. Lideri i opozitës ka thënë se mos përgjigja e kryeministrit Kurti ndaj letrës së dërguar 1 javë […]

Lideri i opozitës ka thënë se mos përgjigja e kryeministrit Kurti ndaj letrës së dërguar 1 javë më parë ku i ka shprehur nevojën e bashkimit të spektrit politik për luftën ndaj pandemisë, tregon se kryeministri po ikë nga përgjegjësisia, nga qytetarët dhe nga pacientët.

Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se që nga dita kur ia ka dërguar letrën kryeministrit, bilanci ka qenë tragjik për 207 familje që kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa janë evidentuar 9.914 raste të reja me Covid-19, nga numri total aktual prej 24.484 rastesh aktive në nivel vendi.

“Por, ky dezertim nga përgjegjësia po u kushton qytetarëve të Republikës së Kosovës, për çfarë ne nuk mund të rrimë indiferentë. Një Kryeministër i përgjegjshëm do të duhej ta linte anash disponimin e keq elektoral me të cilin përballet, e të fokusohej në përgjegjësitë qeverisëse, sepse qytetarët kanë nevojë sot më shumë se kurrë që të mbështeten në institucionet e tyre”, tha Krasniqi.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

U bë tash e një javë prej se i kam dërguar letër Kryeministrit Albin Kurti, për të ngritur shqetësimet si opozitë rreth gjendjes së krijuar me pandeminë në vendin tonë. Që nga ajo ditë, bilanci ka qenë tragjik për 207 familje që kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa janë evidentuar 9.914 raste të reja me Covid-19, nga numri total aktual prej 24.484 rastesh aktive në nivel vendi.

Kam besuar se, ndonëse i paaftë për ta menaxhuar këtë krizë, ai vërtet është i shqetësuar për situatën e rënduar me pandeminë, duke llogaritur se si një front i përbashkët – sepse nuk kemi dhe s’duhet të kemi betejë politike për pandeminë – mund të gjejmë zgjidhje për të plotësuar shumë nevoja emergjente, përfshirë ndryshimet e Ligjit të Buxhetit, ku do të reflektoheshin këto nevoja.

Megjithatë, Kryeministri Kurti nuk u bë i gjallë. As në letra, as në terren. As në Qeveri, as pranë qytetarëve, as pranë pacientëve. Ne e dimë që nuk jemi atraktivë për të, sepse postulatet ideologjike e seminarike nuk mund t’i shesë në PDK. Megjithatë, kemi besuar se ka aq integritet e përgjegjësi politike sa për ta bërë prioritet themelor trajtimin e gjendjes me pandeminë.

Por, ky dezertim nga përgjegjësia po u kushton qytetarëve të Republikës së Kosovës, për çfarë ne nuk mund të rrimë indiferentë. Një Kryeministër i përgjegjshëm do të duhej ta linte anash disponimin e keq elektoral me të cilin përballet, e të fokusohej në përgjegjësitë qeverisëse, sepse qytetarët kanë nevojë sot më shumë se kurrë që të mbështeten në institucionet e tyre.

Unë besoj që duhet të bëhemi bashkë përtej pushtetit, përballë këtij rreziku që po merr dhjetëra jetë njerëzish për çdo ditë. Tash dhe menjëherë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?