Krasniqi: Asnjëherë s’kemi pasë numër kaq të madh të pacientëve me oksigjeno-terapi

Krasniqi: Asnjëherë s’kemi pasë numër kaq të madh të pacientëve me oksigjeno-terapi

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se spitalet e përgjithshme dhe QKUK-ja janë të stërmbushura me pacientë. Ai megjithatë ka thënë se në dy-tre ditët e fundit ka pasë një tendencë të rënies së numrit të atyre që po kërkojnë trajtim spitalor. “SHSKUK tashmë ditëve të fundit është përballur me një numër të madh […]

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se spitalet e përgjithshme dhe QKUK-ja janë të stërmbushura me pacientë.

Ai megjithatë ka thënë se në dy-tre ditët e fundit ka pasë një tendencë të rënies së numrit të atyre që po kërkojnë trajtim spitalor.

“SHSKUK tashmë ditëve të fundit është përballur me një numër të madh të pacientëve si pasojë e numrit të madh të rasteve të reja të infektuara. Para katër-pesë ditësh kemi pasë numrin më të madh të pacientëve që kanë marrë trajtim spitalor, rreth 1300, që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar. Megjithatë ditëve të fundit ka një tendencë të lehtë, një rënie të numrit të rasteve që po kërkojnë spitalizim dhe sot në shtatë spitalet e përgjithshme dhe QKUK po trajtohen rreth 1200 pacientë të prekur nga COVID-19”.

Krasniqi, në një konferencë për media, ka njoftuar se nuk ka pasë asnjëherë numër më të madh të pacientëve të hospitalizuar që janë në oksigjeno-terapi.

“Na brengos numri i vdekjeve, mirëpo nga 1209 pacientë që sot po trajtohen në spitale mbi 1000 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe kjo ka të bëjë me agresivitetin e sëmundjes. Asnjëherë nuk kemi pasë numër kaq të madh të rasteve që kanë pasë nevojë për oksigjeno-terapi. Jemi në javën e katërt që nga fillimi i rritjes së rasteve dhe nga aspekti shkencor te infeksionet respiratore karakterizohen me mundësi më të madhe të paraqitjes së komplikimeve në mushkëri dhe këtë po e vërejmë edhe ne si SHSKUK”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?