KQZ ia pamundëson Sokol Bashotës kandidimin për kryetar të Klinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka decertifikuar kandidatin e PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën, të cilit para disa ditësh gjykata i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë. Kjo ia pamundëson Bashotës të qenit kandidat për kryetar komune. Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar fajësinë ish kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, për […]

Kjo ia pamundëson Bashotës të qenit kandidat për kryetar komune.

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar fajësinë ish kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, për mosdeklarim të pasurisë.

Apeli e ka konsideruar të duhur dënimin me kusht dhe 1,200 euro gjobë të cilin e kishte shqiptuar Gjykata e Pejës në shkurt të këtij viti.

Të njëjtin vendim Gjykata e Apelit e mori para pak ditësh edhe për të akuzuarin Enver Berisha të cilin gjykata e Pejës e kishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht.

Kolegji i gjyqtarëve të Apelit ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur të akuzuarit i ka shpallur.

Sokol Bashota u shpall fajtor pasi nuk e kishte deklaruar fare veturën “BMW X5”, në vlerë prej 65 mijë euro dhe as banesën prej 79 metrash katrorë në Prishtinë, edhe pse e ka pasur për detyrë ta bënte një gjë të tillë.

Ai sipas prokurorisë nuk e ka deklaruar as veturën “Jeep” dhe as të ardhurat vjetore 3.000 euro në muaj nga qiraja e banesës.

Ndërsa Enver Berisha u dënua pasi nuk e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion tokën me sipërfaqe prej 5,500 metrash katrorë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?