Koritet Papa: Citon Putinin duke menduar se është duke cituar Angela Merkelin

Papë Françesku ka kritikuar përfshirën e perëndimit në Afganistan – duke e cituar pa dashje Vladimir Putinin. Në një intervistë të gjatë për një medium spanjoll, papa u pyet për mendimet e tij për rivizatimin e hartës politike në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane me aleatët e tyre. Papa tha që ishte prekur nga […]
Në një intervistë të gjatë për një medium spanjoll, papa u pyet për mendimet e tij për rivizatimin e hartës politike në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane me aleatët e tyre.
Papa tha që ishte prekur nga fjalët e kancelares gjermane Angela Merkel, që e përshkroi si “njërën prej figurave më të mëdha politike në botë”, raporton Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
Ai tha që do të provonte të përkthente ato fjalë në spanjisht: “Është e nevojshme t’i jepet fund politikës së papërgjegjshme të intervenimit nga jashtë dhe të ndërtojmë demokracinë në vende tejra, duke injoruar traditat e njerëzve.”
Megjithëse fraza është e hapur për interpretim, ai tha që “ndjente një sens mençurie” në fjalët e Merkelit.
Fjalët, sidoqoftë, nuk ishin thënë nga Merkel por nga presidenti rus Vladimir Putin muajin e kaluar derisa kërkonte që shtetet tjera të mor përfshiheshin në politikën e Afganistanit gjatë vizitës së fundit të kancelares në Moskë.
Putin i kishte bërë thirrje perëndimit që të “ndalonte politikën e papërgjegjshme të imponimit të vlerave të huaja nga jashtë”. /Periskopi












