Komuniteti egjiptian shpreh gatishmërinë për ta luftuar pandeminë në Kosovë

Partia Liberale Egjiptiane e Kosovës ka shprehur gatishmërinë e saj për të marrë përgjegjësi në luftën kundër pandemisë. Veton Berisha i kësaj partie ka shprehur keq-ardhjen për qindra të vdekur brenda javës në Kosovës. Berisha ka deklaruar se ka të vdekur edhe nga komuniteti egjiptian, përcjell Periskopi. “Si PLE në pamundësi për të bërë më […]
Veton Berisha i kësaj partie ka shprehur keq-ardhjen për qindra të vdekur brenda javës në Kosovës.
Berisha ka deklaruar se ka të vdekur edhe nga komuniteti egjiptian, përcjell Periskopi.
“Si PLE në pamundësi për të bërë më tepër për shkak të pozitës tonë politike shprehim gadishmërinë tonë të marrim përgjegjësi në luftimin e kësaj pandemie nëse na kërkohet!” – shkruan kryetari i PLE-së.
Statusi i plotë:
Qindra të vdekur brenda javës që shkoj dhe mijëra të prekur nga Covid19!
▪️Prej tyre edhe të vdekur edhe të prekur ka edhe nga komuniteti Egjiptian!
▪️Si PLE në pamundësi për të bërë më tepër për shkak të pozitës tonë politike shprehim gadishmërinë tonë të marrim përgjegjësi në luftimin e kësaj pandemie nëse na kërkohet!
▪️Na vjen keq që nuk kemi mundësi të bëjm më tepër në këtë situat!
▪️Na duhet front i përbashkët përballë kësaj situate nuk është koha e injorancës!
Me respekt












