Kim Jong-Un i refuzon vaksinat për popullin: E ndalim virusin ‘në stilin tonë’

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, i ka urdhëruar zyrtarët e shtetit të tij që të zbatojnë një fushatë më të rreptë për parandalimin e pandemisë, duke thënë se kjo duhet të bëhet “në stilin tonë”. Deklarata e tij erdhi vetëm pak ditë pas raportimeve se Koreja Veriore ka refuzuar gati 3 milionë doza të […]

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, i ka urdhëruar zyrtarët e shtetit të tij që të zbatojnë një fushatë më të rreptë për parandalimin e pandemisë, duke thënë se kjo duhet të bëhet “në stilin tonë”.

Deklarata e tij erdhi vetëm pak ditë pas raportimeve se Koreja Veriore ka refuzuar gati 3 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19 të programit të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, duke këshilluar që ato vaksina t’iu ofrohen vendeve që janë goditur më rëndë nga virusi.

Gjatë një takimi të byrosë politike të enjten, Kimi citohet nga agjencia shtetërore e lajmeve t’iu ketë thënë zyrtarëve: “Duhet ta mbani në mend se forcimi i parandalimit të epidemisë është detyrë e rëndësisë më të madhe, e cila nuk duhet të dobësohet në asnjë çast.”

Kim Jong-un më parë i ka paralajmëruar banorët e Koresë Veriore që të përgatiten për masa të gjata kufizuese, duke lënë të kuptohet se kufijtë e shtetit do të qëndrojnë të mbyllur, pavarësisht përkeqësimit të situatës ekonomike dhe vështirësive për sigurimin e ushqimit.

Që nga fillimi i pandemisë, Koreja Veriore ka përdorur karantinë të rreptë dhe mbyllje të kufijve për ta parandaluar përhapjen e virusit, ndonëse pretendimi i saj se nuk ka pasur asnjë rast me Covid-19 nuk besohet nga ekspertët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?