Këto janë kushtet që qytetarët nga Kosova duhet ti plotësojnë për të hyrë në Maqedoninë e Veriut

Nga sot, hyrja e shtetasve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut nuk do të jetë pa kushte për shkak të situatës me COVID-19. Në një njoftim të Ambasadës së Kosovës në Shkup, thuhet se për të hyrë në Maqedoni, shtetasit kosovarë duhet të kenë vërtetimin për imunizim me të dy dozat e vaksinës, vërtetim për […]
Nga sot, hyrja e shtetasve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut nuk do të jetë pa kushte për shkak të situatës me COVID-19.
Në një njoftim të Ambasadës së Kosovës në Shkup, thuhet se për të hyrë në Maqedoni, shtetasit kosovarë duhet të kenë vërtetimin për imunizim me të dy dozat e vaksinës, vërtetim për kalim e COVID-19 në 45 ditët e fundit ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi PCR në 72 orët e fundit. Lejohet edhe me test negativ antigjen i kryer në 48 orët e fundit.
Të njëjtat masa vlejnë edhe për shtetas të shumë vendeve tjera që po kalojnë situatë të rënduar me pandeminë.
Përjashtim bëjnë qytetarët që kalojnë transit përmes Maqedonisë së Veriut, e të cilët në pikën hyrëse duhet të nënshkruajnë një deklaratë për këtë.












