Ish-kryepacienti i Kosovës trishtohet pasi iu skadon afati vaksinave

Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës, ka komentuar skadimin e afatit të 133 mijë vaksinave AstraZeneca, duke thënë se është e shëmtuar kur dihet se janë donacion i një shteti mik. Kodra ka thënë se edhe shumë vaksina të tjera do t’iu skadojë afati sepse sipas tij, Kosova nuk ka politika që janë […]
Kodra ka thënë se edhe shumë vaksina të tjera do t’iu skadojë afati sepse sipas tij, Kosova nuk ka politika që janë të bazuara në evidencë, transmeton Periskopi.
“Por, është e trisht me pa që kanë skadu vaksina që janë donacion i një shteti mik siç është Norvegjia! Edhe më e trisht se kaq është që afati i vaksinave ka skaduar jo se nuk ka pas kush me i marrë por si rezultat i dezinformatave nga opozita e mungesës së informatave nga pozita!
Për krejtë këto faturen me vdekje po e paguajn qytetarët e të mundit për të kursyer ndonjë jetë stafi shëndetësor.”, ka shkruar ai.
Ndryshe 133 mijë vaksina të AstraZeneca janë hedhur në bërllok si pasojë e skadimit të afatit.
Postimi i tij i plotë:
Skadimin e afatit të vaksinave e pata paralajmruar ende pa blerë vaksina, nuk është diçka e re!
Kanë skadu këto, do të skadojnë edhe të tjera, sepse nuk kemi politika që janë të bazuara në evidencë! Ende nuk e dijm sa vaksina kanë me na u dashtë.
Por, është e trisht me pa që kanë skadu vaksina që janë donacion i një shteti mik siç është Norvegjia! Edhe më e trisht se kaq është që afati i vaksinave ka skaduar jo se nuk ka pas kush me i marrë por si rezultat i dezinformatave nga opozita e mungesës së informatave nga pozita!
Për krejtë këto faturen me vdekje po e paguajn qytetarët e të mundit për të kursyer ndonjë jetë stafi shëndetësor.
Polarizimi i akterëve politik, shoqërisë civile e mediave etj … në këtë kohë, veç Deltës i sherben! Kjo kohë do unitet për të kaluar krizen. Kuptojeni, kurrr nuk kemi qenë më keq!
Me gjith dallimet e stërmëdha që kemi ne menaxhimin e pandemisë, është kohë që më shumë duhet bashkëpunim se sa kritika. Pas tejkalimit të gjendjes, institucionet e drejtësisë janë ato që duhet të thonë fjalën e tyre. Madje kanë shumë për të thënë.
Vaksinë, vaksinë, vaksinë … mos e lëshoni rastin.












