Ish-diplomati britanik: Në vend të anëtarësimit në BE, Serbia dhe Shqipëria do të mund t’i rishikojnë kufijtë

Ish-diplomati britanik: Në vend të anëtarësimit në BE, Serbia dhe Shqipëria do të mund t’i rishikojnë kufijtë

Timothy Less, ish-diplomat britanik në Bosnje e Hercegovinë dhe profesor në Qendrën për Gjeopolitikë dhe Strategji në Universitetin e Cambridgeit tha se Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja përfundimisht do t’i bashkoheshin nismës “Ballkani i Hapur”, por se mungesa e anëtarësimit në BE, sipas tij, do t’i jepte Shqipërisë dhe Serbisë një dorë të fortë […]

Less tha se nuk mund të ketë përparim në takimet e ardhshme ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi thotë se BE-ja refuzon të flasë për çështje reale.

“Nuk do të ketë përparim, të paktën në një afat të shkurtër, sepse evropianët refuzojnë të flasin për çështje reale, për kufijtë dhe territorin. Serbia nuk ka asnjë nxitje reale për të hequr dorë nga Kosova pa perspektivën e marrjes së Republikës Srpskas dhe nuk do ta bëjë këtë. Kosova nuk ka nxitje për të bërë lëshime. Sidoqoftë, unë nuk shoh që kjo situatë të zgjasë pafundësisht sepse mjedisi ndërkombëtar po ndryshon që përfundimisht do të ofrojnë një zgjidhje. Si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja janë në një gjendje krize që ka të ngjarë të përkeqësohet në të ardhmen e afërt, duke u dhënë aktorëve në Ballkan më shumë hapësirë ​​për manovrim”, thotë Less në një intervistë për “Kosovo Online”.

Në mungesën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Serbisë në BE, ish-diplomati britanik e sheh zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

“Serbët e Bosnjës do t’i përgjigjen gjithnjë e më pak kërcënimeve duke këmbëngulur për pavarësi, ndërsa shqiptarët e Kosovës do t’i përgjigjen dobësimit të garancisë së sigurisë duke iu afruar Shqipërisë. Dhe në mungesë të anëtarësimit në BE, Serbia dhe Shqipëria do t’i kenë duart më të lira për ta menaxhuar procesin e rishikimit të kufijve. Kështu do të zgjidhet çështja e Kosovës”, thotë ai.

Ai tha se nga 4 shtatori pret që Kosova dhe Serbia ta nisin fushatën e njohje-çnjohjeve.

“Po, e pres këtë. Në mungesë të një marrëveshjeje të dakorduar, Kosova dhe Serbia do të përpiqen të ndryshojnë realitetin politik duke njohur ose mohuar njohjen”, tha ai.

Sipas tij, SHBA-ja do t’i rezistojë kthimit të negociatave në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Less thotë se interes i SHBA-së është që Miroslav Lajçat të mbetet ndërmjetësues në këtë proces.

“Shtetet e Bashkuara do t’i rezistojnë kësaj për shkak të neverisë së saj për t’i dhënë Rusisë dhe Kinës ndonjë ndikim formal në proces. Kështu do të veprojnë edhe evropianët që duan ta mbajnë kontrollin mbi procesin e ndërmjetësimit. Interesi i tyre do të jetë që ta mbajnë Lajçakun aty dhe ta vazhdojnë dialogun, sado e pakapshme të jetë zgjidhja. Gjërat e tilla kanë një precedent – Matthew Nimetz punoi mbi emrin e Maqedonisë për njëzet vjet”, tha Timothy Less.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?