Ibrahimi: Komunat i kërkojnë MSH-së që sa më shpejtë t’iu dërgojë barna esenciale

Ibrahimi: Komunat i kërkojnë MSH-së që sa më shpejtë t’iu dërgojë barna esenciale

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se gjendja nëpër komuna me pandeminë nuk është aspak e mirë, dhe se shqetësimi kryesor i tyre është mungesa e barnave esenciale. Ibrahimi theksoi se kërkesa kryesore e komunave është që sa më shpejtë që është e mundur ministria e Shëndetësisë t’i furnizojë me […]

Ibrahimi theksoi se kërkesa kryesore e komunave është që sa më shpejtë që është e mundur ministria e Shëndetësisë t’i furnizojë me barna.

“Përveç që kemi bashkëpunim dhe kontakte gati përditë me kryetarët e komunave kemi edhe me drejtorët komunalë të shëndetësisë, ku ka shqetësime nga ta duke shpresuar që lakorja e të infektuarëve të bie. Ka shqetësime sidomos sa i përket barnave të listës esenciale po që Qeveria ka obligim t’u ofrojë komunave këto barna e ndër to edhe rendesiviri si bari kryesor në luftimin e Covidit. Komunat kërkojnë që sa më shpejtë që është  e mundur ministria e Shëndetësisë t’i dërgojë barnat të cilat parashihen nga lista esenciale”, tha Ibrahimi për EO.

Sa i përket procesit të vaksinimit ai thotë se interesimi është shtuar dukshëm, e krahas kësaj tha se duhet të punohet edhe të dielave dhe kapaciteti i stafit shëndetësor të jetë më i madh.

“Po e kemi ngrit edhe këtë shqetësim duke kërkuar që vaksinimi i popullatës pasi që interesimi është shtuar dukshëm të bëhet vaksinimi edhe gjatë vikendeve, dhe shpresojmë që edhe dita e diele të procedohet për vaksinim. Gjithashtu ne kemi kërkuar që të kemi edhe qendra të reja të vaksinimit që të mos kemi grumbullim të qytetarëve para qendrave të vaksinimit”, shtoi ai.

“Kryetarët e komunave kanë vënë në dispozicion të gjitha objektet e menaxhuara nga komuna që të bëhet vaksinimi si duhet. Përndryshe edhe një kërkesë e kryetarëve është që përveç se të punohet gjatë vikendit, duhet edhe shtimi i stafit shëndetësor dhe në të ardhmen të ketë edhe më shumë staf i dedikuar vetëm për komuna”, theksoi tutje ai për EO.

Ai përmend edhe vendimin për të qenë pjesë e Komitetit anti-Covid, duke kërkuar vazhdimisht që komunat mos të anashkalohen në asnjë moment ngase roli i tyre do të jetë i rëndësishëm në këtë komitet.

“Po kjo ka qenë edhe e pritur besoj, kemi biseduar me nivelin qendror dhe jemi dakorduar që Asosacioni i Komunave do të rikthehet në atë komitet, ne kemi luajtur një rol substancial dhe të gjitha kërkesat i kemi respektuar dhe besojmë që komunat në asnjë mënyrë nuk bën të anashkalohen”, përfundoi Ibrahimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?