I leçituri nga Amerika për korrupsion, Sali Berisha, mbron Albin Kurtin nga Edi Rama

I leçituri nga Amerika për korrupsion, Sali Berisha, mbron Albin Kurtin nga Edi Rama

I shpalluri “Non Grata” nga ShBA për shkak të korrupsionit e që së fundi u përjashtua edhe nga partia e tij [PD], Sali Berisha, ka sulmuar Edi Ramën pas vizitës së djeshme të kancelares Angela Merkel në Tiranë. Ai e quan ramën “argat të Vuçiqit” derisa deklarimet e Ramës se Kosova po bënte “teori konspiracioni” […]

Ai e quan ramën “argat të Vuçiqit” derisa deklarimet e Ramës se Kosova po bënte “teori konspiracioni” për Open Balkans i konsideroi “sulm të turpshëm ndaj Kosovës dhe kryeministrit të saj”.

Berisha ka mbrojtur qëndrimin e Kosovës sa i përket mos-pjesëmarrjes në Open Balkans, përcjell Periskopi.

“Ajo [Kosova] po kundershton  krijimin e Jugosllavise se re dhe vendosjen e rajonit ne sferen e influences ruse.” – shkruan Berisha.

Statusi i plotë:

Argati i Vuçiç apo sherri i neveritshem i Samitit te Nismes se Berlinit ne Tirane!

Miq, dje Argati i shqipfoles i serbomadhit Vuçiç shnderroi samitin e Nismes se Berlinit ne Tirane ne nje samit sherri dhe platforme sulmi te turpshem ndaj Kosoves dhe Kryeministrit te saj. Ai shprehu kete qendrim antishqiptar ne prani te Kancelares Merkel, themeluese e Nismes se Berlinit, e cila jo vetem nuk shprehu mbeshtetje per aleancen trilaterale Beograd- Tirane -Shkup me emrin Ballkani i Hapur  por deklaroi preras se procesi i Berlinit nuk ka zevendesues duke hedhur keshtu ne kosh te plehrave projektin e serbomadhise te Aleksander Vuçiç  dhe argateve te tij Zografi Bis dhe Zaev.

Ky qendrim i saj detyroi argatin e Vuçiçit ne Tirane, Zografin Bis te perdore konferencen e shtypit me kancelaren per te sulmuar ne emer te padronit Kosoven dhe kryeministrin e saj si shkakun me kryesor te deshtimit te projektit te Serbomadhise, Ballkani i Hapur.

Keshtu dje ne samitin e Nismes se Berlinit ne Tirane nuk ishte Brenabiç qe sulmoi Kosoven dhe kryeministrin Kurti, por mikpritesi i peshtirosur i Samitit argati i presidentit te serbomadhise antishqiptari Zografi Bis qe vazhdoi luften e ftohte ndaj tyre edhe gjate nje samiti rajonal me pranine e Kancelares Merkel. E gjitha kjo vetem e vetem se Kosova po mbron me qendrimin e saj nismen e Berlinit dhe po kundershton Ballkanin e Hapur, projekt i armikut te kombit shqiptar George Soros per te rivendosur hegjemonine serbe ne rajon, hegjemoni e cila ne nje te shkuar te afert iu shkaktoi boshnjakve, shqiptarve por edhe kroatve genocide masakra spastrime masive etnike.

Miq, me qendrimin e saj Kosova po mbron jo vetem interesat jetike te saj dhe kombit shqiptar por edhe proceset integruese europiane ne rajon.

Ajo po kundershton  krijimin e Jugosllavise se re dhe vendosjen e rajonit ne sferen e influences ruse.

Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe edhe njehere Ballkanin e Hapur si projekt fund e krye antishqiptar qe ka si qellim te vetem vendosjen e hegjemonise serbe dhe influence ruse rajon si dhe sulmet armiqesore prej antishqitpari te betuar ndaj Kosoves. sb

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?