I harxhoi tri orë me Haxhi Avdylin por s’ia çeli telefonin hallexhiut që përfaqëson mjekët

I harxhoi tri orë me Haxhi Avdylin por s’ia çeli telefonin hallexhiut që përfaqëson mjekët

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të martën gjeti kohë për të qëndruar plotë tri orë me deputetin e Listës Guxo, Haxhi Avdyli me të cilin kanë folur rreth menaxhimit të pandemisë. Por, për kërkesat, apelet publike dhe telefonatat nga përfaqësuesi i mjekëve nuk gjeti kohë që t’i përgjigjet asnjëherë. Kështu ka bërë të ditur në […]

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të martën gjeti kohë për të qëndruar plotë tri orë me deputetin e Listës Guxo, Haxhi Avdyli me të cilin kanë folur rreth menaxhimit të pandemisë. Por, për kërkesat, apelet publike dhe telefonatat nga përfaqësuesi i mjekëve nuk gjeti kohë që t’i përgjigjet asnjëherë.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Insajderi, Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, i cili tha ministrit Vitia dhe kryeministrit Kurti asnjëherë nuk i kanë takuar e as nuk u janë përgjigjur në telefonata.

Tutje, Syla shtoi se mjekët dhe infermierët janë të bojkotuar nga qeveria dhe se tashmë kanë mbetur në duar të Zotit ata dhe pacientët.

“As kryeministri e as ministrit nuk kanë dal me fol me ne, askush ska dal, i kemi ba kërkesa, shkrime apele publike po nuk janë përgjigjur asnjëherë, as telefonata nuk na i kanë hapur sidomos ministrit Vitia as që don me ndëgju por as kryeministrit. Thjesht dialogu i sinqertë në Kosovës është i ndërprerë, edhe pse kjo është shumë e dëmshme për demokracinë por edhe për ne sepse tash kur marrim vendime duhet me pas kujdes ndaj pacientëve.

“Na jemi të bojkotuar nga qeveria, thjesht jemi në dorë të zotit na dhe pacientët”, tha Syla për Insajderin.
Pasi mjekët dhe infermierët sipas Sylës janë lënë tërësisht të neglizhuar nga qeveritarët, ai ka paralajmëruar se të enjten do të mblidhen e do të marrin vendim rreth grevës dhe masave tjera.
Sipas Sylës, është shumë e vështirë të merret një vendim në një situatë të tillë, por nuk do të rrin duar kyq.
“Unë kam paralajmëruar që si Ferderatë, është shumë e vështirë më marrë vendime në këtë situatë por nuk do të rrim duarkryq, nëse mblidhet këshilli drejtues, pastaj dalim me propozime dhe do të bëhet publike nesër. Ajo se çfarë dihet është se ka një pakënaqësi të punëtorëve shëndetësorë tash do të shohim se në çfarë hapash do të shkojmë”, tha me tej Syla.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?