Hoxhaj: Pas 4 shtatorit Serbia ka përgatitur ofensivë kundër njohjeve e Kosova pa ambasadorë në 20 shtete

Hoxhaj: Pas 4 shtatorit Serbia ka përgatitur ofensivë kundër njohjeve e Kosova pa ambasadorë në 20 shtete

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, i ka reaguar ashpër qeverisë së Kosovës, duke thënë se derisa Kosova po dështon të zgjedhë 20 ambasadorët, Serbia në anën tjetër po përgatitet për ofensivë për tërheqjen e njohjeve.  Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, mëngjesin e sotëm, tani deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj tha se […]

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, mëngjesin e sotëm, tani deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj tha se në vend që diplomacia kosovare ta mbronte sovranitetin e jashtëm, ajo mjerisht po e godet veten nga brenda për të qenë e paralizuar jashtë. Hoxhaj pyet ndërkohë se a është kjo rastësi, apo ka të bëjë me mosdijen.

Krejt në fund të shkrimit Hoxhaj ka thënë se Kosova asnjëherë në historinë e paspavarësisë nuk ka qenë më e rrezikuar sesa sot nga zhbërja e të arriturave në politikën e jashtme.

Shkrimi i plotë në Facebook i Enver Hoxhajt:

Mirëmëngjesi,

Politika është e jashtme, por qëllimet janë gjithmonë të brendshme!

Që nga 1 shtatori kanë mbetur mbi 20 misione diplomatike pa ambasadorë. Disa janë të mbyllura plotësisht. Pas 4 shtatorit, Serbia ka përgatitur një ofensivë për tërheqje të njohjeve të Kosovës, siç më treguan disa miq në botë. Po ashtu, ka përgatitur edhe goditje ndaj Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku ne tashmë jemi anëtar.

Në vend që diplomacia jonë ta mbronte sovranitetin e jashtëm, ajo mjerisht po e godet veten nga brenda për të qenë e paralizuar jashtë!

A është kjo rastësi apo ka të bëjë me mosdije e papërgjegjësi? Në vitet e fundit, Kosova kishte pezulluar tërësisht politikën e jashtme!

Kjo po ndodhë kur në Evropë kemi një rirreshtim të ri, ndërsa në botë lajmet ditore janë më shumë se lajme. Janë goditje tektonike, ku jo shumë larg e shohim zinxhirin e ngjarjeve dhe pasojat direkte për Kosovën.

Politika është e jashtme, por qëllimet janë të brendshme! E kur nuk ka rezon shtetëror brenda, por iluzion për veten dhe botën, vizioni i jashtëm është politikë e rënies së lirë!

Kosova asnjëherë në historinë e paspavarësisë nuk ka qenë më e rrezikuar sesa sot nga zhbërja e të arriturave kolosale në politikën e jashtme!.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?