Hëngri kërpudha helmuese në pyll, vdes refugjati 5-vjeçar afgan

Mjekët në spitalin kryesor të fëmijëve në Poloni thanë të enjten se një djalosh 5-vjeçar afgan, i cili ditëve të fundit u evakuua nga Kabuli, ka vdekur, ndërsa vëllai i tij 6-vjeçar, i cili i është nënshtruar një operacioni në mëlçi, ndodhet në gjendje kritike, pasi fëmijët hëngrën kërpudha helmuese. Të dy vëllezërit dhe motra […]

Të dy vëllezërit dhe motra e tyre u dërguan në spital javën e kaluar. Familja kishte mbledhur dhe kishte ngrënë kërpudha shumë helmuese në pyllin që ndodhet afër një kampi refugjatësh, afër Varshavës, shkruan Independent.

Mjekët e Qendrës për Shëndetin e Fëmijëve në Varshavë thanë se djali tjetër e ka kaluar me sukses operacionin në mëlçi, por se dëmi në tru është i konsiderueshëm dhe e lë në rrezik për jetën.

Mjekët gjithashtu informuan se prindërit e fëmijëve janë në spital dhe po marrin përkujdesje psikologjike. Motra 17-vjeçare e tyre është liruar nga spitali dhe është në gjendje të mirë. Edhe disa anëtarë tjerë të familjes u hospitalizuan në qendra të tjera por tashmë janë duke u shëruar.

Autoritetet polake e evakuuan këtë familje nga Afganistani muajin e kaluar me kërkesë të Britanisë së Madhe, pasi talibanët e morën kontrollin në atë shtet. Babai kishte punuar për britanikët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?