Hasani i VV-së për Bahtirin: Është babgjysh e punëson femra, e ka bë harem komunën- kur nuk i do më i largon

Hasani i VV-së për Bahtirin: Është babgjysh e punëson femra, e ka bë harem komunën- kur nuk i do më i largon

Fatmir Hasani nga Lëvizja Vetëvendosje dega në Mitrovicë, ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit aktual të Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili po ashtu është pjesë e LVV-së nga viti 2019. Sipas Hasanit, Bahtiri e ka tradhtu Behgjet Pacollin dhe do ta tradhtojë edhe Albin Kurtin, prandaj Hasani ka vendosur që në zgjedhje ta përkrah […]

Fatmir Hasani i ftuar në “Frontal” në T7, tha se Bahtiri e ka bërë harem komunën duke punësuar femra, të cilat, sipas tij, kur nuk i do më i largon nga puna. Ai tha se këto janë veprime të pahijshme dhe sipas tij, këtë e dinë edhe qytetarët e Mitrovicës.

“Unë jam anëtar i LVV-së qysh moti dhe do të qëndoj në Lëvizjen Vetëvendoje…Agim Bahtiri e ka keqmenaxhu Mitrovicën, më vjen turp me thënë por Komuna e Mitrovicës është e stërngarkume me punëtorë që i ka rreth 400, duhet mi pas rreth 100. Edhe qytetarët e Mitrovicës thonë se veçse e kanë bërë harem… Një njeri që është babgjysh e merr femra që i punëson, kur nuk kanë kurfarë, ajo është e turpshme dhe më i afërt është dr. Armend Agolli me ideologjinë e VV-së sesa që është Agim Bahtiri”, tha Hasani i VV-së në Frontal, transmeton Gazeta Express.

“Është pak e turpshme, por është e stërngarkume komuna e Mitrovicës me 400 punonjës që s’ka nevojë, duke punësuar femra të ndryshme të cilat nuk kanë fort ide sesi duhet punuar në komunën e Mitrovicës. E shumë gjëra tjera që janë të pahijshme që janë duke ndodh me menaxhimin siç po e bën Agim Bahtriri në Komunën e Mitrovicës. Më vjen rëndë me folë për këtë temë, por ato qëndrojnë 3-4 muaj dhe kur nuk i don Agim Bahtiri i largon, kjo është e turpshme dhe këtë e thonë gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe përkrahësit e VV-së”, vazhdoi ai.

“Unë kam qenë gjithherë kundër Agim Bahtirit, kam jetu në Londër 20 vjet, kam ardhë në Mitrovicë dhe e kam kuptu që Mitrovica është në gjendje të mjerushme”, shtoi ai.

Tutje, i njëjti tregoi arsyet pse e mbështet kandidatin e LDK-së për kryetar të Mitrovicës.

“Ka vendosur ta mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetar të Mitrovicës, jam detyru në një mënyrë për ta përkrah dr.Armend Agollin, pasi që 8 vitet e fundite  ka keqmenaxhu Bahtrii Mitrovicën dhe nuk është frymë e VV-së, por u bë anëtar i saj në vitin 2019 kur e pa që e kemi momentumin dhe përkrahjen, ai e ka tradhtu Behgjet Pacollin dhe ashtu e tradhton edhe kryeministrin tonë. Jam detyru me mbështet Armend Agollin dhe mi bë thirrje qytetarëve me votu listën e asamblistave të VV-së, sepse kam me qenë nënkryetar dhe do të udhëheqim Mitrovicën me dinjitet. Nënkryetar do të jem nëse fiton dr.Agolli, kjo është marrëveshja që e kemi arritë me të”, tha ai tutje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?