Haradinaj: Kurti s’pati plan as për pandeminë, s’ka as për ekonominë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Kryeministri Kurti s’pati plan për pandeminë dhe nuk ka asnjë plan për ekonominë. Sipas Haradinajt Pako e Ringjalljes ka për qëllim “ringjalljen” e votuesve. “Qeveria e Kosovës ashtu siç nuk kishte asnjë plan konkret për pandeminë, nuk ka asnjë plan as për ekonominë.E kemi theksuar edhe në konferencën […]

“Qeveria e Kosovës ashtu siç nuk kishte asnjë plan konkret për pandeminë, nuk ka asnjë plan as për ekonominë.E kemi theksuar edhe në konferencën për media për temën e Ekonomisë, që pakoja e ashtuquajtur e ‘Ringjalljes’, nuk e ka as fokus e as qëllim ekonominë. Me masa tërësisht sociale, kjo pako ka të vetmin qëllim “ringjalljen” e votuesve, të cilët për pak muaj e kanë kuptuar që kanë votuar për mashtrim”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka shkruar se sektori privat kërkon intervenim direkt nga shteti pasi është në vështirësi.

“Ekonomia e Kosovës, posaçërisht sektori privat është në vështirësi dhe kërkon intervenim direkt për rimëkëmbje nga shteti. Pavarësisht që para nesh janë zgjedhjet lokale, është nevojë emergjente të merremi me ekonominë. Në të kundërtën, shteti, komunat dhe qytetarët do t’i vuajnë pasojat për shumë vite të ardhshme! Në mungesë të reflektimit të Qeverisë, ftoj partitë politike të përkushtohemi bashkërisht”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?