Haradinaj: Albin kush je ti, ku po na çon – Jep dorëheqje

Haradinaj: Albin kush je ti, ku po na çon – Jep dorëheqje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të jap dorëheqje. Postimi i plotë: ALBIN JEP DORËHEQJE! Albin, përderisa i ke angazhuar hajnat e vegjël të dalin nëpër televizione, unë ende nuk mora përgjigjie nga ju për shumë pyetje që i kam bërë vazhdimisht. Ministrat tu, ai […]

Postimi i plotë:

ALBIN JEP DORËHEQJE!

Albin, përderisa i ke angazhuar hajnat e vegjël të dalin nëpër televizione, unë ende nuk mora përgjigjie nga ju për shumë pyetje që i kam bërë vazhdimisht.

Ministrat tu, ai i Brendshëm, e Drejtësisë, dhe i Infrastrukturës dikur e akuzonin qeverinë time për Nexhat Krasniqin, siç e quanin “kryekriminel” dhe “baba i tenderëve”. Tash Nexhati është i angazhuar edhe në qeverinë tënde, konkretisht në ministrinë e cila në dy muaj ka dhënë 29 tenderën njëburimore. A u bëre edhe ti si Nexhati, apo ai u bë i mirë tash? Po 38 kontrata sekrete, në dobi të kujt janë? Ku po shkojnë ato para?

Albin, po mundohesh të më heshtësh mua dhe Aleancën. Janë munduar edhe të tjerët, por nuk kanë arritur. Ne jemi arrë e fortë për ju.

Albin, i harrove edhe përkrahësit e tu. Punësove vajza të tezeve, mbesa, axhallarë, motra e dhëndurë të elitës së pushtetarëve. A nuk ishte farefisi për dasma? E harrove barazinë sociale, godite edhe pensionistët. Godite mjekët e policët. E tash brenda ditës, gjobiten mbi 4000 qytetarë, në vend se të marrin mbështetje nga shteti.

Albin e hoqe taksën dhe nuk e vendose reciprocitetin. Po pse i dëmtove edhe prodhuesit vendor duke ia hequr Serbisë edhe pengesën e fundit, taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia?

Albin, me 2 gusht u krenove që e munde pandeminë. Hoqe punëtorët shëndetësorë nga puna, profesionistë të trajnuar dhe me përvojë për trajtimin e të prekurve nga virusi. Tri javë pas mburrjeve tua, arritëm në rekordin e zi të vdekjeve. A po e marrin qytetarët tanë kujdesin e duhur shëndetësor? A i ke vizituar spitalet që të shohësh përpjekjet titanike te mjekëve e stafit teknik?

Albin, e nise vaksinimin me vonesë, duke e rrezikuar vendin dhe ekonominë që të mbyllet. Asnjë vaksinë nuk u sigurua nga buxheti shtetëror, e edhe ato që erdhën si donacione, po skadojnë për shkak të paaftësisë tënde dhe tagrambledhësve tu që të organizojnë e të hapin më shumë pika vaksinimi për qytetarët.

Albin e shndërrove Kosovën në kampione të keqmenaxhimit me pandeminë. Përse nuk po reflekton, të kërkosh ndihmë e të bëhemi të gjithë bashkë në luftën kundër sëmundjes së shekullit?

Albin, po gazi rus çfarë na duhet? Përse ky averzion ndaj aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Albin, po komunat çfarë faji kanë, që e ndërpreve mbështetjen për to? Po rruga Prishtinë – Pejë çfarë të pengon? Po rruga e Plavës? Po autostrada e Gjilanit, që na lidh me Preshevën? Si mund ta vendosësh veten në pozita të njëjta me Beogradin?

Albin, ndale ushtrinë dixhitale. Nuk mund të dezinformosh më askënd, sepse secili qytetar i Kosovës, e ka të qartë që kryeministrat nuk merren me shpronësime e vlerësime pronash. A nuk ke fare turp? A nuk ke fare ndërgjegje?

Albin ti u talle me punëtorët shëndetësorë e policinë. Të paktën siguroju arkivolet për motrat e vëllezërit tanë që me dhjetëra në ditë po vdesin në spitale.

Albin tërë pushtetin e ke në duar. Vepro në të mirë të vendit. Mos sajo skandale për të harruar mijëra viktima të virusit. Mjegullnajat tua që po i krijon për zhvendosjen e vëmendjes nga problemet e vërteta, nuk të bëjnë punë.

Albin, as unë e as Aleanca, kurrë nuk do të mbështesim shkelësit e ligjit. Ne i dojmë ata në burgje, por jo përmes gjykimit tënd publik, përmes hajnave të vegjël që shfaqen si fantazma të gjalla në ekrane. Por, përmes organeve të drejtësisë, të cilave ti e ushtria jote po iu bëni presionin më të madh të mundur. A jemi ne shtet totalitar? Jo, por me çasjen tënde për kapjen e institucioneve të pavarura, po rrezikohemi të arrijmë edhe në atë situatë.

Kush je ti? Ku po na çon? Ti që po e përdhos edhe gjakun e Dëshmorëve, që lëkund edhe eshtrat e tyre në varre. Ti që u bëre turpi i Kosovës. Marre!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?