Hamiti: VV e “zbuluan” vetëm pas 14 shkurtit se bashkimin me Shqipërinë nuk e lejon Kushtetuta

Zyrtari i LDK-së dhe ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti ka folur për vizitën e sotme të Kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë dhe takimin që ka pasur me Kurtin. Hamiti thotë se marrëdhëniet e mira të Kosovës me Gjermaninë janë ndërtuar tash e 30 vite dhe sipas tij këto duhet të ruhen edhe […]

Hamiti thotë se marrëdhëniet e mira të Kosovës me Gjermaninë janë ndërtuar tash e 30 vite dhe sipas tij këto duhet të ruhen edhe nga drejtuesit aktual të Kosovës.

“Takimi [Kurti-Merkel] ishte i rëndësishëm por substanca e takimit është edhe më e rëndësishme. Prej deklaratave që unë dëgjova nuk mund të dimë se cila ishte substanca e vërtet e takimit. Substancën e vërtetë do ta shohim pak më vonë nga rezultatet”, tha ai në RTV Dukagjini.

Zyrtari i LDK-së ka kritikuar edhe fjalimin e Kurtit pas takimit me Merkel.

“Nuk ka nevojë që ne në raport me jashtë të flasim deklarata që janë për konsum të brendshëm politik”.

Duke folur për raportet jo të mira mes Kurtit dhe Ramës, Hamiti thotë se faji është i të dyve.

Ai thotë se Kurti e ka pasur gojën plotë bashkim me Shqipërinë, derisa sipas tij “Kurti e kuptoi vetëm pasi u bë kryeministër se Kosova ka një Kushtetutë që nuk e lejon këtë gjë”.

“Kurti është i njëjti që ka drejtuar LVV-në, një platformë që ka marrë shumë vota për bashkimin e Shqipërinë. Çfarë ndodhi më pas. Pak ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit “zbuluan” se Kushtetuta e Kosovës po ndaloka bashkimin me Shqipërinë. Kushtetuta ka qenë aty”.

Hamiti ka kritikuar qeverinë edhe për mungesën e emërimit të ambasadorëve të ri në shumë vende të botës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?