Gjobat anti-Covid konsiderohen të larta, ekspertët thonë se janë të jashtëligjshme

Gjobat anti-Covid konsiderohen të larta, ekspertët thonë se janë të jashtëligjshme

Shqiptimi i gjobave për masat anti-Covid nga ana e Policisë së Kosovës, po konsiderohen të jashtëligjshme. Kështu së paku po konsideron njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi. Ndërkaq, qytetarët shqiptimin e gjobave po e konsiderojnë shumë të lartë. Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, konsideron se në asnjë vend të botës, qytetarët nuk gjobiten për […]

Kështu së paku po konsideron njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ndërkaq, qytetarët shqiptimin e gjobave po e konsiderojnë shumë të lartë.

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, konsideron se në asnjë vend të botës, qytetarët nuk gjobiten për këtë çështje.

Ai thotë se këtë duhet ta bëjnë zyrtarët e Inspektoratit Shëndetësor, e assesi zyrtarët policorë.

“Realisht jemi në një gjendje shumë të rënduar të shëndetit publik, gjegjësisht sigurisë shëndetësore, dhe kur në një kohë nga institucionet u liruan në mënyrë të pakontrolluar lëvizjet, tubimet, dhe përnjëherë reaksionet, mendoj e kanë sjellë këtë gjendje”.

“Çështja tjetër është e papranueshme që Policia t’i shqiptojë këto gjoba, askund në botë nuk ka që Policia t’i shqiptojë gjobat e një shërbimit tjetër. Policia e kryen punën e asistentit, do të thotë i asiston zyrtarëve të Inspeksionit Shëndetësor. Policia po e krijon një imazh të keq për vetën, por njëkohësisht edhe për vetë punën që e bën, për arsye krijon një mangësi në kryerjen e rregullt të detyrave të veta, siç e ka sipas ligjit të policisë”, thotë Ibishi për EO.

Teksa ka folur për këtë çështje, Ibishi fton qytetarët që t’i respektojnë masat anti-Covid.

“Mendoj se Ligji si i tillë duhet të zbatohet, ai është miratuar nga Kuvendi dhe duhet të zbatohet. Mendoj se më shumë duhet të merremi me vetëdijesim, e më pak me gjoba”, u shpreh ai.

E qytetarët po i konsiderojnë të larta gjobat anti-covid. Ahmet Bala nga Prishtina thotë se gjoba duhet të ketë por jo kaq të mëdha.

“Gjobat janë por janë pak të mëdha, njerëzit papunë janë, por më mirë them se duhet me qenë këto dënime por jo kaq të mëdha. ‘Më tregojë dikush se e kanë dënuar me një gjobë prej 200 eurosh”, tregon qytetari, teksa thotë se ai nuk është dënuar asnjëherë.

Ndonëse nuk është gjobitur asnjëherë, Arsim Nuhiu thotë se ato po i respekton me aq mundësi që ka, raporton EO.

“Por masat duhet të zbatohen nga secili. Nuk jam gjobitur asnjëherë dhe sa po mundem po i respektoj”, tregon ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?