Gjendet i vdekur një 29 vjeçar në Deçan

Një 29 vjeçar ka vdekur sot në Deçan. Fillimisht policia me të arritur në vendin e ngjarjes e ka ftuar edhe ekipin emergjent të cilët kanë konstatuar se i riu ka akoma shenja jete. Ai ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku më pas ka ndërruar edhe jetë. Akoma nuk dihet se si ka […]
Një 29 vjeçar ka vdekur sot në Deçan.
Fillimisht policia me të arritur në vendin e ngjarjes e ka ftuar edhe ekipin emergjent të cilët kanë konstatuar se i riu ka akoma shenja jete.
Ai ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku më pas ka ndërruar edhe jetë.
Akoma nuk dihet se si ka ardhur deri tek rasti.
Policia e Kosovës rastin e ka iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 07:40 Policia është njoftuar se në Deçan gjendet një person ku fillimisht është menduar se është pa shenja jetë. Menjëherë Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku është njoftuar edhe Qendra e Mjekësisë Familjarë, e cila ka dal në vend të ngjarjes dhe ku është konstatuar se ka shenja jetë. Më pas ai është dërguar në spitalin Rajonal në Pejë dhe aty ka ndërruar jetë”.












