Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator. Këto vargje mund të shihen në kontekstin […]

Këto vargje mund të shihen në kontekstin e thirrjes për luftë, tha Gjeloshaj.

Deklarata e tij, e cila u transmetua nga mediat, u konfirmua të martën për Radion Evropa e Lirë nga zyra e tij.

“Unë e shoh këtë si abuzim me fenë, sepse nuk është më politikë. Kosova është shtet i pavarur. Për mua është e pakuptueshme që dikush nga kisha të thërrasë ushtrinë; domethënë, bën thirrje për luftë. Unë mendoj se ka elemente për hetimin e prokurorisë”, tha kryetari i Tuzit, komunë me shumicë shqiptare.

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, është shuguruar të dielën në qytetin e Cetinës.

Në mediat sociale është shfaqur një video që tregonte priftërinj dhe besimtarë në oborrin e brendshëm të Manastirit të Cetinës, duke kënduar një këngë që përmban vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Shugurimi i Joanikijes ka shkaktuar incidente edhe midis malazezëve dhe serbëve të Malit të Zi.

Cetina është qendra kulturore dhe historike e këtij vendi dhe simbol i identitetit shpirtëror dhe shtetëror për malazezët, por, në të njëjtën kohë, qyteti është seli e Mitropolisë së Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?