Fillon mësimi në Afganistan: Perdja talebane i ndan vajzat dhe djemtë në klasë

Fillon mësimi në Afganistan: Perdja talebane i ndan vajzat dhe djemtë në klasë

Rifillon mësimi në Afganistan, një perde e madhe ndan vajzat dhe djemtë në klasë Studentët në Afganistan po rikthehen në universitete, pas disa javësh mungesë, teksa talebanët kanë marrë kontrollin e plotë të vendit. Ndërkohë, Perëndimi i ka sytë nga Afganistani, ndërsa i kanë vënë kusht talebanëve të respektojnë të drejtat e grave në mënyrë […]

Rifillon mësimi në Afganistan, një perde e madhe ndan vajzat dhe djemtë në klasë

Studentët në Afganistan po rikthehen në universitete, pas disa javësh mungesë, teksa talebanët kanë marrë kontrollin e plotë të vendit.

Ndërkohë, Perëndimi i ka sytë nga Afganistani, ndërsa i kanë vënë kusht talebanëve të respektojnë të drejtat e grave në mënyrë që të vazhdojë angazhimi diplomatik.

Kur talebanët sunduan për herë të fundit nga 1996-2001, grupi ndaloi vajzat nga shkolla dhe gratë nga universiteti dhe puna. Pavarësisht se zëdhënësi taleban ka thënë se të drejtat e grave do të respektohen në përputhje me ligjin islam, është e paqartë se çfarë do të thotë kjo në praktikë.

Mësuesit dhe studentët në universitetet në qytetet më të mëdha të Afganistanit, Kabul, Kandahar dhe Herat, thanë për Reuters se studentet qëndrojnë veçmas nga djemtë, për të mos qenë në kontakt me ta.

“Sapo hyra në klasë, u ndjeva keq. Vendosja e perdeve është e papranueshme. Po kthehemi 20 vite pas”, tha Anjila, një studente 21-vjeçare në Universitetin e Kabulit. Sipas 21-vjeçares, edhe para pushtimit taleban, vajzat uleshin veçmas nga djemtë në banka.

Ndërkohë, është kërkuar që mësueset femra duhet të japin mësim për nxënëset femra. Është e paqartë nëse dokumenti, thotë Reuters, përfaqëson politikën zyrtare të talebanëve.

Talebanët njoftuan që javën e kaluar se shkollimi duhet të rifillojë, por meshkujt dhe femrat duhet të ndahen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?