Emmerson sërish: Prokuroria ka dalë jashtë kontrollit, gjykatësi po e keqmenaxhon situatën

Emmerson sërish: Prokuroria ka dalë jashtë kontrollit, gjykatësi po e keqmenaxhon situatën

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson e ka nisur me kritika të ashpra edhe pjesën e dytë të seancës në Speciale, kritika këto që iu drejtuan Prokurorisë së Specializuar. Ai tha se prokuroria nuk e di as vet  se kur do të dorëzojë dosjen paraprake, dhe në këtë situatë, gjykata duhet të veprojë me urdhëra […]

Ai tha se prokuroria nuk e di as vet  se kur do të dorëzojë dosjen paraprake, dhe në këtë situatë, gjykata duhet të veprojë me urdhëra të prerë.

“Parashtrohet pyetja në qoftë se Prokuroria është e gatshme të dorëzojë dosjen paraprake. Nuk është detyrë e gjykatësit të  pyes Prokurorinë, por ta urdhërojë atë. Ne e dijmë që asgjë që thotë prokuroria është e gabueshme. Ju si gjykatës duhet t’i vendosni afatet. Prokuroria në konferencën e pestë ka thënë se dosjen do ta ketë në mes të tetorit”, tha ai.

Tutje, Emmerson përmendi deklaratën e mëhershme të Prokurorisë se gjykimi do të fillojë në qershor të këtij viti, por që më pas gjërat ndryshuan krejtësisht.

Në këtë situatë, Emmerson thotë se Prokuroria ka dalë jashtë kontrolli.

“Ka një vit që Prokuroria thotë se gjykimi është i gatshëm të fillojë në qershor të këtij viti. Urdhëroni që prokuroria të dorëzojë dosjen paraprake në mes të tetorit, sepse përndryshe do t’i bije se ju po bëni ftesë. Prokuroria ka pasur të gjitha mjetet por kanë dalë jashtë kontrollit. Ata na thanë se nga mesi i tetorit do të jenë të gatshëm. Ju duhet ta dini se ne duhet të kemi një pasqyrë të çështjeve që na presin. Është një mungesë e parashikueshmërisë. Ju ia lini Prokurorisë të zgjedhë se kur janë të gatshëm të dorëzojnë dosjen paraprake, ky është një keq-menaxhim, me gjithë respektin, dosjet duhet të urdhërohet që të dërgohen deri më 31 tetor. Po bëhet thuajse 1 vjet që të akuzuarit ndodhen në paraburgim dhe ju me siguri që ndani mendimin tim se pas 1 viti të akuzuarit kanë të drejtë të dijnë se cila është çështja kundër tyre”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?