Emërimi i Escobar për Ballkanin, Çollaku: SHBA e përkushtuar, Qeveria e Kosovës pa gatishmëri për arritje të marrëveshjes

Emërimi i Escobar për Ballkanin, Çollaku: SHBA e përkushtuar, Qeveria e Kosovës pa gatishmëri për arritje të marrëveshjes

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emëruan Gabriel Escobar, në vend të Matthew Palmer, si i dërguar Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo për njohësit e çështjeve politike, po konsiderohet edhe përkushtim i vazhdueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në raport me dialogun e Kosovës për normalizim të marrdhënieve me Serbinë. Një gjë të […]

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emëruan Gabriel Escobar, në vend të Matthew Palmer, si i dërguar Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Kjo për njohësit e çështjeve politike, po konsiderohet edhe përkushtim i vazhdueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në raport me dialogun e Kosovës për normalizim të marrdhënieve me Serbinë.

Një gjë të tillë po e thotë për Klankosova.tv, edhe Bekim Çollaku, i cili për emërimin e Escobarit, po e sheh si dëshmi angazhimi të SHBA-së, në rolin vendimtar në bisedime.

”Politika e jashtme e SHBA-së në mbështetje të Kosovës është konsistente dhe e pazëvëndësueshme”.

”Një dëshmi e këtij angazhimi është roli vendimtar i SHBA-së në mbështetje të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Që nga fillimi i këtij procesi, SHBA-të kanë përkrahur këtë proces nëpërmjet përfshirjes direkt të emisarëve apo zyrtarëve të lartë të emëruar nga Presidenti i SHBA-së apo departamenti i shtetit”.

”Pikërisht në këtë kontekst duhet kuptuar edhe emërimin e të dërguarit të ri të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar”.

”Pra, SHBA-ja ka qenë, është dhe mbetet e përkushtuar për arritje të marrëveshjes përfundimtare e cila duhet të përfundojë me njohje reciproke”.

Megjithatë ai vlerëson se është Qeveria e Kosovës, ajo e cila po tregohet e papërgatitur për dialog dhe marrëveshjen përfundimtare, njofton Klankosova.tv.

”Mirëpo, pyetja që duhet të shtrohet është se a është e gatshme Qeveria e Kosovës të tregohet e përgjegjshme dhe serioze për arritjen e marrëveshjes përfundimtare?”.

”Fatkeqësisht, deri më tani nuk kemi parë gatishmëri nga qeveria për arritjen e marrëveshjes”.

”Si rezultat i kësaj qasje joserioze të qeverisë, Kosova ka humbur në masë të konsiderueshme simpatinë dhe përkrahjen që ka pasur në vazhdimësi nga faktori ndërkombëtar”.

”Prandaj është imperative për Kosovën që qeveria të fillojë të sillet në mënyrë të përgjegjshme ndaj këtij procesi dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”.

Nga 6 shtatori, Gabriel Escobar i cili shërbën si zëvendësambasador i Amerikës në Beograd do ta zë vendin e Mathew Palmer si i dërguar  special ameriakan, për Ballkanin Perëndimor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?