Edhe shqiptari i parë që u kthye në veriun e Mitrovicës del në përkrahje të Bedri Hamzës

Edhe shqiptari i parë që u kthye në veriun e Mitrovicës del në përkrahje të Bedri Hamzës

Ali Kadriu nga lagjja “Kroi i Vitakut”, i cili ishte shqiptari i parë që ishte kthyer në veriun e Mitrovicës dhe kishte nisur ndërtimin e shtëpisë në truallin e tij, ka dalë hapur në përkrahje të Bedri Hamzës. Në një video të publikuar nga vetë Hamza, Kadriu që u kishte rezistuar pengesave të shumtave nga […]

Në një video të publikuar nga vetë Hamza, Kadriu që u kishte rezistuar pengesave të shumtave nga serbët e veriut për të ndërtuar shtëpinë në këtë lagje, ka thënë se Bedri Hamza është njeriu i duhur për Mitrovicën.

“Ishalla Bedriu fiton, e merr, është njeriu i duhur për Mitrovicën, është intelektual, ka qenë guvernator i suksesshëm, ka qenë ministër i suksesshëm. Edhe e përgëzoj, ishalla e kemi përkrahjen prej tij dhe arrijmë e realizojmë qëllime të përbashkëta, se këto nuk janë qëllime vetëm të miat, por janë të Atdheut, të Kombit dhe njerëzve që kanë ra për këtë tokë, se unë vëllain e kam dëshmor të Kosovës… Atdheu është i të gjithëve. Atdheu me inate nuk bëhet. Këtu kalaja u ngritë. Me këqyr tash që shqiptarët kanë inate, me këqyr edhe me e rrëzu, nuk rrëzohet. Se ka individë dhe ka shqiptarë që do ta ngrisin, se dem baba dem kjo tokë shqiptare është e jona dhe nuk do ta lëshojmë”, shprehet Kadriu.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, Kadriun e ka quajtur shqiptar të madh.

“Ali Kadriu është shqiptar i madh. Si simbol i guximit, qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë mitrovicase, ai ndër të parët është kthyer në tokën e tij në pjesën veriore të Mitrovicës. Të gjithë së bashku për Mitrovicën që duam, me vendosmëri, me përkushtim dhe me punë të pandalshme!”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?