​LDK hap fushatën, Abdixhiku: Më 17 tetor refuzoni popullistët dhe të korruptuarit

​LDK hap fushatën, Abdixhiku: Më 17 tetor refuzoni popullistët dhe të korruptuarit

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka hapur në formë digjitale fushatën për zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet që pritet të mbahen më 17 tetor të votojnë LDK dhe kandidatët e saj, duke thënë se në këtë ditë do të vendosi […]

Abdixhiku tha se kandidatët e LDK-së për kryetarë komunash janë të denjë për të udhëhequr me qytetarët.

“Më 17 tetor ju vendosni për të ardhmen tuaj katërvjeçare. Vendosni për rrugët, për shkollat tuaja, për çerdhet tuaja, për fëmijët e familjet tuaja. Vendosni për shëndetin dhe mirëqenien tuaj, për mënyrën se si komuna juaj do të duket për katër vjet rresht. Më 17 tetor iu vendosni me mirëbesim kujt ia besoni këtë peshë, sa të rëndë aq edhe të pakthyeshme. Prandaj, ky mirëbesim i juaji ka rëndësi për ne. Dhe pse ka rëndësi për ne, në këto zgjedhje garojmë me njerëzit më të përgatitur të vendit. Individ me integritet njerëzor, me përvojë profesionale, me dedikim të vendit dhe qytetarëve. Garojmë me 27 gra e burra për kryetarë e kryetare komunash që prijnë një ekipi prej 570 kandidatëve për asamble’, tha ai.

Abdixhiku duke dhënë arsye që sipas tij qytetarët duhet të votojnë LDK-në, paralajmëroi rikthimin e partisë që ai drejton në nivel vendi.

“Më 17 tetor ju vendosni edhe për rikthimin e madh të LDK-së. Shtëpisë politike tuajën, secilit padallim. Përgjatë 6 muajve të fundit ne kemi dëgjuar, ne po dëgjojmë, ne po bashkë postojmë me secilin hap tonin me ju, sepse një lidhje e popullit nuk mund të ecë pa bashkë ecje me vet popullin. Prandaj, ne në vend të arrogancës kemi zgjedhur dëgjimin, në vend të hidhërimit kemi hapur diskutimet, në vend të destruktivitetit kemi zgjedhur konstruktivitetin. Kemi nderuar secilin mbështetës tonin, e kemi hapur partinë për të rinj e të reja. Gra e burra, të djathtë, qytetarë, rugovistë, përparues, e me dëshirë e ide për t’i shërbyer vendit. Rrugën tonë të kërkuar e kemi bërë dhe do ta bëjmë dhe është koha për rrugën tuaj në po të njëjtin drejtim”, tha ai.

Krejt në fund kritikoi partinë në pushtet, ndërsa thumboi edhe kolegët nga opozita.

Bëri thirrje që të refuzohen popullistët dhe të korruptuarit.

“Prandaj më 17 tetor refuzoni popullizmini. Fjalët e thata s’bëjnë punë. Popullistët kanë marr mjaftë e s’po mund t’i dalin vendit zot. Refuzoni edhe të korruptuarit, sepse pushteti s’mund të jetë fole e keqpërdorimeve e keqpërdoruesve. Sot neve dhe juve na duhen kryetarë e këshilltarë që din dhe duan, edhe janë të pastër, por edhe janë të ditur, që kanë energji për punë, aq sa kanë dashuri për qytetarët e vet. Që kanë respekt ndaj secilit, nxitje ndaj ndërmarrësve, mundësi ndaj punëtorëve”, tha ai.

Në fushatën hapëse, Abdixhiku prezantoi të gjithë kandidatët për kryetar të komunave, të cilët shpalosen vizionet e tyre për udhëheqje me qytetet nga vijnë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?