E çuditshme: Shteti i madh shënon rritje rekorde ekonomike në valën e madhe të pandemisë

Ekonomia e Indisë shënoi rimëkëmbje në shkallë rekorde në tremujorin e dytë të këtij viti, pavarësisht faktit se vendi po përballej me një valë shkatërruese të pandemisë. Masat më të lehta kufizuese lejuan më shumë veprimtari ekonomike në krahasim me izolimin mbarëkombëtar të vitit të kaluar, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express. Bruto-prodhimi vendor shënoi rritje për […]

Masat më të lehta kufizuese lejuan më shumë veprimtari ekonomike në krahasim me izolimin mbarëkombëtar të vitit të kaluar, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Bruto-prodhimi vendor shënoi rritje për hiç më pak se 20.1 për qind për muajt prill, maj dhe qershor në krahasim me vitin e kaluar. Gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ekonomia e Indisë ishte tkurrur për 24 për qind.

Këshilltari kryesor për ekonomi i qeverisë në Indi, KV Subramanian, tha se në rimëkëmbje ndikuan investimet private dhe shpenzimet për konsum.

Përpos këtyre dy faktorëve, në rritje ekonomike ndikuan edhe prodhimtaria dhe ndërtimtaria, sipas Ministrisë së Statistikave.

Pavarësisht shifrës mbresëlënëse, ekonomia e shtetit me popullsinë e dytë më të madhe në botë nuk u rrit aq shumë sa kishte parashikuar Banka Qendrore – 21.4 për qind.

Ekspertët janë optimistë se India do të vazhdojë që të ketë rritje të fuqishme ekonomike, ndonëse disa sektorë të rëndësishëm ende nuk kanë arritur të rimëkëmben. Pavarësisht rritjes, shpenzimet e konsumit ende nuk janë në nivelin e kohës para pandemisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?