Driton Selmanaj për rrëzimin e Qeverisë Kurti I: Neve s’na besuat, po Kosnettit?

Driton Selmanaj për rrëzimin e Qeverisë Kurti I: Neve s’na besuat, po Kosnettit?

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar ndaj një deklarate të ambasadorit të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Ambasadori ka thënë se mospajtimet në mes të SHBA’së dhe Qeverisë Kurti I, patën rolin e vet në prishjen e koalicionit qeverisës LDK-VV. Selmanaj ka pyetur se a ka ende dilemë rreth […]

Ambasadori ka thënë se mospajtimet në mes të SHBA’së dhe Qeverisë Kurti I, patën rolin e vet në prishjen e koalicionit qeverisës LDK-VV.

Selmanaj ka pyetur se a ka ende dilemë rreth kësaj cështje, edhe pas deklaratës së Kosnettit.

“Ju kemi thënë e stërthënë që koalicioni LDK-VV është prish për shkak të qasjes së papranueshme të Albin Kurtit me aleatin kryesor të Kosovës, SHBA-të”, është shprehur Selmanaj.

Qeveria Kurit I u rrëzua pasi LDK, partneri i koalicionit qeverisës, thirri mocion të mosbesimit në Kuvend.

LDK veproi kështu ditën që ministri i Brendshëm atëbotë, Agim Veliu u shkarkua nga kryeministri Kurti.

Opozita dhe LDK rrëzuan qeverinë dhe formuan një qeveri teknike pa PDK’në, ku kryeministër u zgjodh Avdullah Hoti.

Ky i fundit shkoi në Uashington të Amerikës dhe nënshkroi një marrëveshje ekonomike me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje kërkohej kategorikisht nga SHBA. Por, taksën ndaj Serbisë që e vendosi Haradinaj, Kurti nuk e hoqi, përkundër që i premtoi ambasadorit Richard Grenell – sipas tij, se do ta heqë.

“A ka ende dilema?!! Ju kemi thënë e stërthënë që koalicioni LDK-VV është prish për shkak të qasjes së papranueshme të Albin Kurtit me aleatin kryesor të Kosovës, SHBA-të. Neve nuk na besonit, po ambasadorit Kosnett?”, shkroi Selmanaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?