Drejtori i Infektives: Mund të vijnë variante të reja të COVID-19

Drejtori i Infektives: Mund të vijnë variante të reja të COVID-19

Në Klinikën Infektive 90% e pacientëve që po trajtohen janë të pavaksinuar, ka thënë drejtori i Klinikës Infektive Arben Vishaj. Mirëpo, Vishaj tha se te pacientët që janë të vaksinuar manifestimet klinike janë më të lehta e të përballueshme. “Diku mbi 90% të pacientëve të trajtuar në Klinikën Infektive janë të pavaksinuar, 10% janë të […]

Në Klinikën Infektive 90% e pacientëve që po trajtohen janë të pavaksinuar, ka thënë drejtori i Klinikës Infektive Arben Vishaj.

Mirëpo, Vishaj tha se te pacientët që janë të vaksinuar manifestimet klinike janë më të lehta e të përballueshme.

“Diku mbi 90% të pacientëve të trajtuar në Klinikën Infektive janë të pavaksinuar, 10% janë të vaksinuar. Mesatarja sillet diku 12 deri  18 pacientë që janë të vaksinuar. Mirëpo te pacientët që janë të vaksinuar manifestimet klinike janë më të lehta të përballueshme dhe këta pacientë nuk janë duke manifestuar formën shumë të rëndë dhe fatale por janë duke manifestuar manifestime klinike mesatarisht edhe të rënda”, tha Vishaj për EO.

Mes tjerash, Vishaj theksoi se mund të ketë variante të reja, duke shtuar se nuk mund të predikojnë se a mund të jenë më të ashpra, por sistemi shëndetësor duhet të jetë i gatshëm për çdo situatë.

“Është e mundshme që të vijnë edhe variante të reja sepse ne nuk mund të prognozojmë asgjë për gjenetikën e këtij virusi për aftësitë e tij për tu transformuar. Për variantet e reja në nuk mund të predikojmë a do të jenë më të ashpra, por në të gjitha rrethanat sistemi shëndetësor duhet të vazhdojë të përsoset në mënyrë që prurjet e reja që vijnë me pacientë shumtë t’i përballojnë më lehtë”, shtoi ai.

Sipas tij, masat e marra janë të domosdoshme, por thotë që mbyllja totale po krijon vec panikë te qytetarët.

“Masat të cilat merren me qëllim të luftimit të pandemisë janë të domosdoshme sepse këto janë metoda epidemiologjike që shpëtojnë jetë. Ajo nocioni mbyllje na mbyllën ato më tepër janë të natyrës spekulative dhe më tepër të krijimit të momenteve të panikës”, tha ai.

“Unë asnjëherë nuk them që duhet të ketë mbyllje, por mund të ketë zbatim të masave epidemiologjike me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit”, përfundoi ai për EO.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?