Djali i dëshmorit për Agim Bahtirin: Të parën herë i besuam, të dytën i dhamë mundësi, herën e tretë na vranë Zoti me votu

Burim Halili, qytetar mitrovicas e bir i dëshmorit Avdi Halili, po shprehet i zhgënjyer me Mitrovicën si qytet dhe komunë. Halili, nga familja e të cilit janë dëshmorë edhe i vëllai dhe djali i axhës, shkroi në facebook se nuk i ka dhënë anëtarët e familjes së tij për një Mitrovicë të pazhvilluar e të […]
Burim Halili, qytetar mitrovicas e bir i dëshmorit Avdi Halili, po shprehet i zhgënjyer me Mitrovicën si qytet dhe komunë.
Halili, nga familja e të cilit janë dëshmorë edhe i vëllai dhe djali i axhës, shkroi në facebook se nuk i ka dhënë anëtarët e familjes së tij për një Mitrovicë të pazhvilluar e të papastër, shkruan Jepi Zë.
I indinjuar e i zhgënjyer, ai bëri thirrje që të mos votohet qeverisja aktuale në Mitrovicë, duke u shprehur për Agim Bahtirin se të parën herë i besuam, të dytën i dhamë mundësi e të tretën herë na vret Zoti nëse votohet.
Postimi i plotë:
“Me plote sinqeritetin po flase, si familje e dëshmorëve. Nuk i kam jep antaret e familjes për një Mitrovice të pazhvilluar, për një vend të papastër, jetoj përballe objektit të komunes dhe më imponohet te shikoj në detaje hyrje-dalje, është turp me shfrytëzu komunen për interesa personale. Te paren here i besum se tha 15.000 mije vend pune, heren e dytë i mshel sytë me i jep mundesi me realizu planin, heren e tretë na vrane Zoti me votu. Burim Halili Djal dëshmori, Vëlla dëshmori, Djali agjës dëshmorit.”












