Demokracia e tretë më e madhe në botë në rrezik: Paralajmërohet puç ushtarak në Brazil

Demokracia e tretë më e madhe në botë në rrezik: Paralajmërohet puç ushtarak në Brazil

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, me aleatët e tij mund të jenë duke përgatitur një puç ushtarak në Brazil, sipas një grupi me ndikim nga ish presidentët, kryeministrat dhe figurat e rëndësishme publike të së majtës. Në një letër të hapur pretendohet që në tubimet që mbështetësit e Bolsonaros mbajtën të martën e kaluar u […]

Në një letër të hapur pretendohet që në tubimet që mbështetësit e Bolsonaros mbajtën të martën e kaluar u paraqit rrezik për demokracinë përmes një modeli të rebelit që kishin shfaqur mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump ndaj ndërtesës së Kapitolit [streha e Kongresit dhe Senatit] më 6 janar.

Ata vlerësuan marshet mbarë-kombëtare të mbështetësve të Bolsonaros kundër  gjykatës supreme dhe Kongresit, ku ishin përfshirë grupet supremaciste, policia ushtarake dhe figura publike të çdo niveli të qeverisjes, se po “rrisnin frikën për një puç ndaj demokracisë së tretë më të madhe në botë”.

Nënshkruesit përfshinë Jose Luis Rodriguez Zapateron – ish kryeministër i Spanjës, Yanis Varoufakisin – ish ministër i financave të Greqisë, Jeremy Corbynin – ish liderin Laborist në Britani, Fernando Lugon – ish presidentin e Paraguajit dhe të tjerë, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Ata theksuan që më 10 gusht, Bolsonaro “kishte drejtuar një paradë të paparë ushtarake në kryeqytet, Brasilia, derisa aleatët e tij në Kongres kishin bërë reforma të mëdha në sistemin elektoral të vendit.”

Presidenti kishte thënë vetë më 21 gusht se marshet ishin përgatitje për “kundër-puçin” ndaj Kongresit dhe Gjykatës Supreme.

Ai kishte deklaruar se “kushtetuta komuniste” e Brazilit kishte marrë pushtetin nga ai, dhe e kishte akuzuar “gjyqësorin, të majtën, dhe krejt aparatusin e interesave të fshehta” se po konspironin kundër tij.

Sipas sondazheve, 60 për qind e votuesve nuk do të votonin për Bolsonaron në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?