Deliu-Kodra: Deputetët t’i ndërpresin pushimet, gjendja është e rëndë

Deliu-Kodra: Deputetët t’i ndërpresin pushimet, gjendja është e rëndë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kryetari Memli Krasniqi i ka dërguar letër të hapur kryeministrit Kurti për shkak të pafuqisë së Qeverisë për të menaxhuar me pandeminë. Ajo me tej ka sqaruar se po tentojnë të bëjnë një front opozitar që të tejkalohet kjo gjendje e rëndë me pandeminë. […]

Ajo me tej ka sqaruar se po tentojnë të bëjnë një front opozitar që të tejkalohet kjo gjendje e rëndë me pandeminë.

Tutje, ajo tha se është kohë e rëndë për vendin andaj Qeveria duhet të marrë masa karshi kësaj situate.Deliu-Kodra kërkon që sa më shpejt t’i kthehen punës në Parlament për të kërkuar nga Qeveria ndryshimin e Ligjit për buxhet.

“Kryetari i PDK Memli Krasniqi ka pasur një letër të hapur drejtuar kryeministrit Kurti pikërisht për shkak të pafuqisë së Qeverisë për të menaxhuar me pandeminë. Kemi një rritje të përshkallëzuar të rasteve. Është kohë e rëndë për Kosovën është kohë e rëndë të menaxhimit të pandemisë prandaj ne konsiderojmë që Qeveria duhet së më parë të merr masa karshi kësaj situatë të rëndë.Zotëri Krasniqi ka qartësuar që po tentojmë të bëjmë një front opozitar bashkërisht me forcat tjera të opozitës duke parë papërgjegjësinë e Qeverisë e cila e ka humbur rrugën në kuptimin e menaxhimit të pandemisë në kuptimin e masave dhe të këtij numri që është çdo ditë në rritje. Në momentin politik në të cilin jemi natyrisht nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve të Kosovës. Ne jemi të gjithë përfaqësues politik dhe duhet të kemi brengë shqetësim në këtë situatë në të cilën po kalon vendi tejet të rënduar”, tha ajo.

“Është momenti i fundit që situata të kthehet në binar të saj dhe t’i kthehemi punës tona në Parlament. Jemi të interesuar t’i përfundojmë pushimet dhe t’i kthehemi punës tonë në Parlament për të kërkuar nga Qeveria ndryshimin e Ligjit për buxhet. Në rishikimin e buxhetit fare nuk është shqyrtuar çështja e masave të cilat duhet t’i marrë vendi”.Sipas saj, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia duhet të bartë përgjegjësinë për të cilin ka mandat dhe të ketë fokus jetën e qytetarëve.“Unë mendoj që duhet të ketë minimumin e korrektësisë politike që ai së pari të bartë përgjegjësi për të cilin ka mandat. Zotëri Vitia ka një prej pozitave më të rëndësishme bartëse i ministrisë së Shëndetësisë e sidomos në aktualitetin politik ku e gjithë vëmendja është e përqendruar te pandemia”, tha ajo për EO.

“E para e punës që ai të ketë fokus orientimin në të mirë të qytetarëve për të përmisuar shërbimet e imunizimit për të arritur një imunizim të hershëm dhe këto masa të cilat Qeveria i ka marrë çdo dy javë të kenë mekanizmat implementues prandaj unë besoj që kthimi në Parlament i opozitës do ta rrisë fokusin edhe më shumë sepse nuk shoh gatishmëri të qeveris Kurti për t’i adresuar këto sfida. Duket fare e humbur në hapësirë dhe e paaftë për të menaxhuar me situatën në të cilën e ka sjellë vendin”, shtoi Deliu-Kodra.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?