Daut Haradinaj: Do t’i mbulojmë ceremonitë mortore në vlerë 500 euro dhe do të hapim kuzhinë për rastet sociale

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj nëpërmjet një video mesazhi të shpërndarë në Facebook është zotuar se në rastet mortore do jetë pranë qytetarëve të Prishtinës. Ai ka thënë se i ka premtuar Bashkësisë Islame se do ta rregullojë sepse është imazh dhe […]

Ai ka thënë se i ka premtuar Bashkësisë Islame se do ta rregullojë sepse është imazh dhe pasqyrë dhe se shpenzimet për këtë nuk shkojnë mbi 50 mijë euro.

“Komuna do të mbulojë shpenzimet e ceremonive mortore të qytetarëve në vlerë prej 500 euro, si dhe do të mbulojë shpenzimet për një drekë mortore të familjes. Në vlerë të shumës 50.000 euro do të mbulohet rregullimi i morgut, te varrezat e Prishtinës”, ka bërë të ditur Haradinaj.

“Mbi 11 mijë vdekshmëri në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, i kemi për çdo vjet. Ato familje kur kanë vdekshmërinë në familje që nuk kanë kapacitet ose mundësi për me i marrë obligimet në drekën e vdekshmërisë, komuna në bashkëpunim me Bashkësinë Islame e kryn ceremoninë, ose edhe në bashkëpunim edhe me përgjegjës tjerë fetarë”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka theksuar se ka pasur një iniciativë për hapjen e një kuzhine për rastet sociale në kryeqytet, të Bashkësisë Islame të kryeqytetit, por në mungesë të hapsirave nuk është implementuar.

“Unë iu kam premtu, jom zotu se në rastin e parë nëse unë e marrë besimin e qytetarëve, Bashkësia Islame ka me e pas këtë mundësi edhe natyrisht kemi me e kthy në zbatim”, përfundoi Haradinaj.

VIDEO: https://fb.watch/7R-fwORgeb/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?