Dardan Molliqaj dorëzon Kallëzim Penal ndaj ministrit Arben Vitia

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka planifikuar të dorëzojë kallëzim penal ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj. Molliqaj ka njoftuar se kallëzimi penal do të dorëzohet për shkak se Vitia nuk ka përfillur rekomandimet e IKSHPK-së për marrjen e masave restriktive nga 12 gushti. […]
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka planifikuar të dorëzojë kallëzim penal ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Molliqaj ka njoftuar se kallëzimi penal do të dorëzohet për shkak se Vitia nuk ka përfillur rekomandimet e IKSHPK-së për marrjen e masave restriktive nga 12 gushti.
Sipas PSD-së, vendimi i Vitisë për mos ta dëgjuar IKSHPK-në në rekomandimet e saja ka pasur pasoja fatale.
“Arben Vitia duhet të përgjigjet para prokurorisë. Veprimi i datës 12 gusht ka rezultuar me pasoja fatale për njerëzit. Ai ka vepruar në mënyrë tërësisht të papërgjegjshme dhe ka shpërdorur detyrën zyrtare. Kjo nuk do të kalojë lehtë. Një kallëzim penal e pret ditëve në vijim. Për fillim…”, ka shkruar Molliqaj.
Postimi:












