Çfarë është virusi ‘Nipah’ që po i mbytë njerëzit në Indi?

Çfarë është virusi ‘Nipah’ që po i mbytë njerëzit në Indi?

Një vdekje nga virusi Nipah është raportuar në Kerala të Indisë, për herë të parë pas tri viteve. Vendi jugor i Indisë, Kerala, ka raportuar vdekjen e parë nga Nipah, pasi një djalosh 12 vjeçar ndërroi jetë nga infektimi me këtë sëmundje. Kjo ka ndodhur të dielën. Së paku dy punonjës shëndetësorë po ashtu janë […]

Vendi jugor i Indisë, Kerala, ka raportuar vdekjen e parë nga Nipah, pasi një djalosh 12 vjeçar ndërroi jetë nga infektimi me këtë sëmundje. Kjo ka ndodhur të dielën.

Së paku dy punonjës shëndetësorë po ashtu janë infektuar me këtë virus, bëjnë të ditur raportimet lokale nga Kerala.

Kjo është vdekja e parë që raportohet nga ky virus pas afër tri viteve, dhe ka alarmuar jashtëzakonisht shumë vendin, pasi atje po luftohet njëkohësisht edhe me Covid19.

Sëmundja zakonisht shkaktohet nga konsumimi i ushqimit të kontaminuar nga kafshët, më së shumti nga lakuriqët. Virusi bartë shkallë të lartë të rrezikut për vdekje, me përqindje prej 40% deri në 75%.

Burimi kryesor që përhap këtë virus, sipas institucioneve indiane, është fruti Rambutan, që konsumohet shumë nga banoret e Kerala. Tashmë janë duke u bërë analiza nëse virusi është bartur nga fruti, pasi lakuriqët kanë kontaminuar atë, shkruan ‘Hindustan Times’, përcjell Periskopi.

Institucionet në Indi kanë identifikuar 18 anëtarë të familjes së djaloshit që kanë pasur kontakt me të, si dhe 150 kontakte dytësore dhe të gjithë janë karantinuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e identifikon virusin Nipah si një virus që përhapet nga kafshët te njerëzit. Virusi transmetohet edhe përmes ushqimit të kontaminuar, por në disa raste është transmetuar edhe në raporte njeri-njeri.

Njësoj sikur me Covid19, disa të infektuar qëndrojnë asimptomatik, disa ndjejnë telashe të mëdha. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?