Bytyqi e sheh si populizëm të Qeverisë Kurti lirimin e studentëve nga pagesa

Bytyqi e sheh si populizëm të Qeverisë Kurti lirimin e studentëve nga pagesa

Ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, po e sheh si populiste heqjen e pagesës për studentët në arsimin e lartë nga Qeveria Kurti. Ai tha se ato mjete kanë mundur të përdorën për të rritur cilësinë dhe jo numrin e studentëve, për të cilin thotë se edhe ashtu mesatarja është e lartë. “S’do të doja që […]

Ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, po e sheh si populiste heqjen e pagesës për studentët në arsimin e lartë nga Qeveria Kurti.

Ai tha se ato mjete kanë mundur të përdorën për të rritur cilësinë dhe jo numrin e studentëve, për të cilin thotë se edhe ashtu mesatarja është e lartë.

“S’do të doja që të fillojë si çështje politike udhëzimi administrativ i nënshkruar nga ministrja. Unë vazhdoj të besoj se vendimet populiste duhet të qëndrojnë larg arsimit, sepse e dëmtojnë atë. Kam shpresuar që qeveria aktuale nuk do të ketë këso veprime dhe nuk do të jetë pjesë e dëmtimit të cilësisë në arsim, sepse nuk ka pasë nevojë arsimi i lartë për këso veprime.

“Arsimi i lartë në Kosovë ka nevojë për ngritje të cilësisë dhe nuk ka nevojë për veprime populiste që kanë të bëj me çështje elektorale. Partia në pushtet ka shfrytëzuar zgjedhjet lokale që nuk ndikon aspak në rritjen e cilësisë në arsimin e lartë

“Të kemi mekanizma për rritjen e cilësisë. Nëse marrim një mesatare të arsimit të lartë në Europë, ne si Kosovë jemi me mesataren më të lartë të të rinjve në arsimin e lartë. S’kemi pasë nevojë për stimuj për t’i përkrahur pjesëmarrësit në arsim të lartë, por kemi pasë nevojë që t’i krijojmë kushte të rinjve tonë që vërtet në arsimin e lartë të marrin përgatitjen dhe edukimin e nevojshëm që do të jenë të gatshëm të shërbejnë si kuadro vendit tonë dhe së pari vetes e familjes së tyre”.

“Në fakt, ka shumë mundësi të tjera që ndoshta me fonde të njëjta, por pa populizëm dhe pa e menduar vetëm pjesën elektorale që t’i ndihmonin studentët që kanë nevojë për përkrahje financiare. Duke i rritur fondet e bursave që do të stimulonin edhe një cilësi më të lartë”.

Bytyqi në Info Magazine tha se edhe deri tani nuk ka qenë ndonjë kosto e lartë dhe e papërballueshme për studentët, por simbolike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?