Berisha thotë se Kurti bëri “show të bukur”: S’ka rëndësi që bëhet për fushatë

Berisha thotë se Kurti bëri “show të bukur”: S’ka rëndësi që bëhet për fushatë

Opinionistja Kimete Berisha e ka quajtur “show të bukur” dërgimin e Njësisve speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë për ta monitoruar zbatimin e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për targat. Berisha ka theksuar se ky veprim është bërë për fushatë elektorale. “S’ka rëndësi që bëhet për fushatë ky veprim, […]

Berisha ka theksuar se ky veprim është bërë për fushatë elektorale.

“S’ka rëndësi që bëhet për fushatë ky veprim, me rëndësi është që ‘dhez’ ky gjest dhe askujt në Kosovë nuk i bie keq që prej sotit Serbisë ia fshehim buçkat e targave të regjistrimit me targat e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë:

Ajo ka shkruar se

Një show i bukur!

– Nuk e kam zor të jem objektive. Sepse, kur shkruaj nuk ndjej as urrejtje, as simpati, as neveri, asgjë nuk ndjej!

Kur shkruaj nuk ndjej-thjesht mendoj!

(Normal, si të kryhet shkrimi, vazhdoj me ndjenja të thella, të cilave u prinë neveria dhe boshllëku).

Të jesh objektive do të thotë t’i tejkalosh mijëra shamje, ofendime e kërcënime me jetë, ta lësh zemrën anash, ndjenjat anash, inatin anash,

dhe të thuash se ‘reciprociteti me targat me Serbinë, është gjest i bukur’!

Dhe të shtosh se ‘Qëllimi i arsyeton mjetet’!

S’ka rëndësi që bëhet për fushatë ky veprim, me rëndësi është që ‘dhez’ ky gjest dhe askujt në Kosovë nuk i bie keq që prej sotit Serbisë ia fshehim buçkat e targave të regjistrimit me targat e shtetit të Kosovës.

Nuk është i vogël ku satisfaksion!

P.S. Abelard Tahiri ndërkaq duhet të hesht, sepse Abelardi ëshë si Donika Gërvalla, nuk gabon veç kur hesht!

Abelardi tha sot se Hashim Thaçi është ‘Hero’, kurse Albin Kurti është ‘viktimë e Serbisë’!

Pse po i ndihmon Albin Kurtit, pa vetëdije!

Nuk është TUPR të jesh viktimë.

Bile njerëzit më të sinqertë, ata që nuk ikin, ata që nuk janë të tinzar, ata që nuk dinë dallavere, që nuk mendojnë veç për vete, ata që nuk përfitojnë nga rasti, ata më të mirët heqin keq, vuajnë dhe janë viktima!

Heroi mund të jetë dinak, sidomos Heroi i gjallë!

Prandaj, duke e ngritur Hashim Thaçin (pa pasur nevojë Hashim Thaçi për komplimentet e t’ua), i ofendon viktimat, që janë 1 milionë shqiptarë të dëbuar nga Kosova me dhunë nga policia dhe ushtria serbe!

Sipas Abelardit i bie se Hashim Thaçi sot është ‘viktimë e lirisë’, kurse Albin Kurti, çka po i bie që është?!

Lëre ti Hashim Thaçin dhe heroizmin e tij se nuk të ndihmon heroizmi i Hashim Thaçit, ashtu siç nuk i ndihmoi Rugova (pas vdekjes) askujt në LDK as në shtëpinë e tij nuk ia panë ‘hairin’ pas vdekjes!

Gjithkush duhet të mbështetet në heroizmin e tij personal, në dijen dhe forcat e veta, e jo t’i huazojë dhe t’imshfrytëzojë heroizmat e tjetrit!

Derisa të forcohen, në PDK duhet të flas veç Memli, Vlora, Blerta, Kamishi, Ganimetja, Bedriu…Të tjerët të heshtin.

Në anën tjetër të opozitës, Arben Gashi i LDK tha se ‘Kryeministri po bën show me targat’!

Po Arben, por po e bën një show të bukur!

Prandaj, gjestet e mira nuk gjykohen (pavarësisht kush u bën ato), s’bën të mohosh të mirën, nuk është mençuri, sepse kur i gjykon dhe i mohon të mirat, i largon nga vetja.

Lëre ti çka kam në zemër unë, se sot e kisha ndërru qeverinë!

Opozita duhet të kërkojë hetime për vdekjet masive të shqiptarëve nga COVId-19, duhet të hetohet Arben Vitia si kriminel i pandemisë, që i ka mashtruar shqiptarët dhe i ka çuar drejt varreve!

P.S. Nganjëherë besoj se Albin Kurti vetëm mua më ka opozitë të vërtetë.

Fati i tij që jam duke u munduar të shkruaj një roman dhe të largohem përfundimisht nga Këtu!

Deri sot i vetmi ‘armik i vërtetë’ Albin Kurtit ka qenë qeveria e tij…dhe kuptohet, Unë!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?