Bekim Haxhiu: Po të kishte Prokurori të pavarur sot do të duhej ta arrestonte Arben Vitinë

Bekim Haxhiu: Po të kishte Prokurori të pavarur sot do të duhej ta arrestonte Arben Vitinë

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka rikthyer në vëmendje çështjen e vaksinave AstraZeneca të cilat u pranuan si donacion nga Norvegjia, e të cilat vet shteti norvegjez i kishte larguar nga përdorimi pasi ishin me afat të shkurtër të përdorimit. Në kundërshtim me Ligjin për Pajijsje dhe Produkte Medicinale. “Dhe sot për këtë skandal Prokuroria […]

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka rikthyer në vëmendje çështjen e vaksinave AstraZeneca të cilat u pranuan si donacion nga Norvegjia, e të cilat vet shteti norvegjez i kishte larguar nga përdorimi pasi ishin me afat të shkurtër të përdorimit. Në kundërshtim me Ligjin për Pajijsje dhe Produkte Medicinale.

“Dhe sot për këtë skandal Prokuroria e Kosovës po të ishte e pavarur, do të duhej ta arrestonte Arben Vitinë për pranim të kundërligjshëm të donacionit të vaksinave AstraZeneca nga Norvegjia, donacion i pranuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L -190 PËR PRODUKTE DHE PAJISJE MEDICINALE “, ka shkruar Haxhiu në Facebook, transmeton Periskopi.

Ai ka shtuar se edhe pse këto vaksina janë pranuar në kundërshtim me Ligjin, sikur MSH të punonte ditëve të vikendit, të vaksinonte qytetarët, atëherë do të adminstroheshin edhe vaksinat AstraZeneca.

Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Para disa muajve e kam ngritur çështjen e vaksinave AstraZeneca, të cilat u pranuan donacion nga Norvegjia e të cilat vet Norvegjia i kishte largur nga përdorimi pasi ishin me kohë të shkurtër të afatit të përdorimit, pra në prag të skadimit, në kundërshtim me Ligjin Për Paisje dhe Produkte Medicinale.
Dhe sot për këtë skandal Prokuroria e Kosovës po të ishte e pavarur, do të duhej ta arrestonte Arben Vitinë për pranim të kundërligjshëm të donacionit të vaksinave AstraZeneca nga Norvegjia, donacion i pranuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L -190 PËR PRODUKTE DHE PAJISJE MEDICINALE .
Edhe pse këto vaksina janë pranuar në kundërshtim me Ligjin, sikur MSH të punonte ditëve të vikendit, të vaksinonte qytetarët, atëherë do të adminstroheshin edhe vaksinat AstraZeneca.
Paramendojeni vetëm nga data 15 qershor 2021 kur është premtuar vaksinimi masiv i cili nuk ka ndodhë, deri më sot Ministria e Shëndetësisë ka abstenuar 18 ditë të vikendeve nga vaksinimi masiv.
Vaksinat AstraZeneca të pranuara donacion nga Norvegjia kanë mbetur në stok sepse Arben Vitia ka shkelur :
Ligjin Nr. 04/L -190
PËR PRODUKTE DHE PAJISJE MEDICINALE
Neni 40.
Donacionet e produkteve medicinale dhe pajisjeve medicinale:
3.4. nëse produkti dhe paisja medicinal ka të përcaktuar kohëzgjatjen e tërësishme për përdorim një vit ose më pak pas prodhimit, atëherë importi duhet të lejohet nëse produkti medicinal ka 2/3 e këtij afati në kohën kur importohet në Republikën e Kosovës.
4. Produktet medicinale që janë donacion, e që importohen në Republikën e Kosovës në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji duhet të kthehen prapa tek dërguesi.
Ky është skandali i radhës i keqmenaxhimit të pandemisë nga ministri Vitia.
Ne sot veç po lutemi për shëndetin e qytetarëve, e vetëdijen e tyre të kenë kujdes, se sa për këtë Qeveri na mori pusi si popull.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?