Befason Zaevi: Ndër sy Kurtit thotë që si shtet u treguan të guximshëm që u bënë pjesë e Open Balkan

Kryeministri maqedono-verior, Zoran Zaev, ka folur edhe për mos-pajtimin e tij me kryeministrin kosovar Albin Kurti për çështjen e Ballkanit të Hapur. Zaev, që nënshkroi 11 marrëveshje bilaterale me homologun e tij nga Kosova nuk u zmbraps në vendimin e tij që është kritikuar me të madhe në Kosovë. “Kosova është e pavarur, shtet sovran […]
Zaev, që nënshkroi 11 marrëveshje bilaterale me homologun e tij nga Kosova nuk u zmbraps në vendimin e tij që është kritikuar me të madhe në Kosovë.
“Kosova është e pavarur, shtet sovran dhe i ndërton vet qëndrimet e saj të cilat ne i respektojmë. Besoj që në Ballkan duhet të ketë dialog. Besojmë se duhet të arrihen marrëveshje të ndryshme. Kështu do ta përforcojmë rrugën drejt BE-së”, është shprehur Zaev.
Por, ai shkoi më tej.
“Vendi ynë ka treguar guxim të madh për arritjen e këtij qëllimi. Ballkani nuk është bombë e kurdisur. Jam i bindur që dialogu dhe diplomacia, dora e shtrirë janë e ardhmja e një pjese të Ballkanit”.












