Bedri Hamza: Mitrovica nuk është në gjendje të mirë, të bashkuar duhet ta rregullojmë

Kandidati për kryetar te Komunës së Mitrovicës në radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka falenderuar mitrovicasit që po i bashkohen rrugës, për rregullimin e gjendjes së keqe që ka qyteti i Mitrovicës. Hamza është shprehur se qyteti i Mitrovicës nuk është në gjendje të mirë por të gjithë si qytetarë të bashkuar duhet ta rregullojnë […]
Hamza është shprehur se qyteti i Mitrovicës nuk është në gjendje të mirë por të gjithë si qytetarë të bashkuar duhet ta rregullojnë këtë gjendje, përcjell Periskopi.
“Duhet t’i lëmë anash dallimet dhe të punojmë së bashku që qytetin tonë ta kthejmë në rrugën e duhur, të krijojmë vende pune, të sigurojmë ardhmëri për qytetarët, për të rinjtë tanë, që të qëndrojnë dhe të punojnë në vendlindjen e tyre
Bashkë për Mitrovicën”, ka shkruar Bedri Hamza./Periskopi/
Postimi i plotë:
Faleminderit shumë që po më bashkoheni.
Qindra njerëz, bashkëqytetarë të Mitrovicës dhe më gjerë, më kanë shkruar dje dhe sot.
Qyteti ynë, Mitrovica, nuk është në gjendje të mirë. Por, ne të gjithë si qytetarë të Mitrovicës, të bashkuar si një, duhet ta rregullojmë këtë gjendje. Duhet t’i lëmë anash dallimet dhe të punojmë së bashku që qytetin tonë ta kthejmë në rrugën e duhur, të krijojmë vende pune, të sigurojmë ardhmëri për qytetarët, për të rinjtë tanë, që të qëndrojnë dhe të punojnë në vendlindjen e tyre.
Bashkë për Mitrovicën!












