BE-ja do t’ua dhurojë edhe 200 milionë vaksina shteteve të varfra

Bashkimi Evropian do t’ua dhurojë 200 milionë doza të vaksinës për Covid-19 shteteve me të ardhura të ulëta, tha të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Sot mund të njoftoj që komisioni do të shtojë edhe një donacion prej 200 milionë dozave tjera deri në mesin e vitit të ardhshëm”, tha von […]

“Sot mund të njoftoj që komisioni do të shtojë edhe një donacion prej 200 milionë dozave tjera deri në mesin e vitit të ardhshëm”, tha von der Leyen në Parlamentin Evropian në fjalimin vjetor.

Ajo pranoi se ka pabarazi mes shteteve të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e Evropës, të cilat e kanë vaksinuar shumicën e popullsisë, dhe shteteve më të varfra, të cilat po kanë vështirësi për të siguruar vaksina, shkruan France24, transmeton Gazeta Express.

“Me më pak se një për qind të dozave globale të dhëna në shtetet me të ardhura të ulëta, shkalla e padrejtësisë dhe niveli i urgjencës janë të qarta”, tha zyrtarja e lartë e BE-së.

Von der Leyen e vlerësoi lart procesin e vaksinimit në vendet e Bashkimit Evropian, ku mbi 70 për qind e popullsisë së rritur tashmë është vaksinuar.

Sipas saj, Evropa ka bërë më shumë se secili rajon për t’i furnizuar shtetet tjera me vaksina, duke theksuar se gjysma e 1.4 miliard vaksinave të prodhuara në territorin e kontinentit tonë janë eksportuar jashtë tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?