Batanije, dyshekë, ushqim: Familjarët me gjësende elementare për të qëndruar pran pacientëve me COVID-19

Batanije, dyshekë, ushqim: Familjarët me gjësende elementare për të qëndruar pran pacientëve me COVID-19

Dyshek, batanije dhe gjësende të ndryshme ushqimore janë vendosur në afërsi të dhomave ku janë të shtrirë familjarët e personave të infektuar me koronavirus. Familjarët e të infektuarve është dashur që të improvizojnë edhe vendqëndrime, pasi që ata kalojnë kohë të gjatë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, raporton REL. Sanije […]

Dyshek, batanije dhe gjësende të ndryshme ushqimore janë vendosur në afërsi të dhomave ku janë të shtrirë familjarët e personave të infektuar me koronavirus.

Familjarët e të infektuarve është dashur që të improvizojnë edhe vendqëndrime, pasi që ata kalojnë kohë të gjatë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, raporton REL.

Sanije Kastrati nga Komuna e Malishevës, me banim të përhershëm në Gjermani, ka më shumë se 20 ditë që është duke u kujdesur për bashkëshortin e saj, që është i infektuar me koronavirus, e i cili është i shtrirë në Klinikën Infektive.

“Fillimisht e kemi kontrolluar në (institucione) private. Nuk i kanë bërë asgjë. Tash është këtu në spital po mundohen me të gjitha mënyrat, nuk po munden t’i bëjnë asgjë. Gjendja është kritike”, tha Kastrati për Radion Evropa e Lirë.

Bashkëshorti i saj nuk ka qenë i vaksinuar kundër COVID-19.

Në tetë ditët e fundit, Kosova ka regjistruar 16.565 raste të reja dhe 196 viktima. Në Klinikën Infektive, të premten kanë qenë të shtrirë 114 pacientë.

Ndërkaq, të premten, mbi 1.200 pacientë kanë qenë të shtrirë në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me COVID-19. Sipas zyrtarëve shëndetësorë, 93 për qind e personave me COVID-19, të shtrirë në spitale, kanë qenë të pavaksinuar kundër koronavirusit.

Elife Haxhiu nga Komuna e Podujevës, thotë se ka katër ditë që është duke u kujdesur për bashkëshortin e saj, i cili është me COVID-19. Ai është i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë.

Haxhiu, e cila të premten kishte dalë për të pushuar pak në oborrin e spitalit, tregoi se gjendja e shumë pacientëve në dhomën ku po qëndron bashkëshorti i saj, nuk është e mirë.

Ajo tha se për katër ditë i është dashur të blejë disa medikamente, të cilat spitali nuk i ka pasur.

“Deri tash i kam blerë dy lloje të medikamenteve. Një ka qenë për kollë e njëra për temperaturë. E para ka kushtuar tetë euro e gjysmë, e tjera pesë. Të tjera barna nuk kam blerë”, tregoi ajo.

Në Klinikën e Pulmologjisë të premten ishin të shtrirë 86 pacientë me koronavirus.

Hyseni, një burrë rreth të 70-ve, pas më shumë se 20 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive, të premten, më 3 shtator, u lirua nga spitali, pasi mposhti COVID-19. Ai tha se nuk është i vaksinuar kundër koronavirusit.

Sipas tij, gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rëndë pas infektimit me COVID-19, por falë mjekëve ai tha se “arrita të shpëtoj”.

“Barna kemi blerë pak shumë pak”, tha ai.

Hyseni kishte vetëm fjalë të mira për personelin shëndetësor.

“Gjithë natë ata kanë punuar dhe kurrë nuk janë ndalur deri sa ka ardhur ndërrimi tjetër”, tregoi ai.

Fahrie Brahaj nga Krajkova e Drenasit, që po kujdesej për nënën e saj, qëndronte e ulur në një karrige pranë derës së jashtme në ballkonin e katitt të parë të Klinikës Infektive. Ajo dëgjohej teksa bisedonte në telefon me familjarë të tjerë, të cilëve u tregonte se gjendja e nënës nuk është e mirë.

Edhe Brahaj tha se kujdesi i mjekëve në këtë klinikë është shumë i mirë.

“Ata janë duke e bërë maksimumin për familjarët tanë”, tha ajo, duke shtuar se shumica e barnave janë në klinikë, por ka edhe disa që mungojnë.

“Kemi blerë (medikamente) vetëm për një gjilpërë, që e ka marrë për 12 ditë pasi të tjerat janë këtu. Një ka kushtuar 35 euro”, tha ajo.

Edhe në Klinikën Infektive II (Mjekësi Sportive), më 3 shtator ishin të shtrirë 112 pacientë.

Bashkimi tha për Radion Evropa e Lirë se që katër ditë babai i tij është i shtrirë në këtë qendër. Sipas tij, deri më tani ka blerë ilaçe në vlerë prej mbi 100 euro.

“Për babanë deri tash më kanë shkuar diku më shumë se 100 euro. Më ka thënë se duhet të blejë disa vitamina dhe Remdesivir dhe disa ilaçe të tjera”, tregoi ai.

Në këtë qendër mjekimi, disa përcjellës të pacientëve, thanë se ka mungesë të qeseve urinare.

“Qese urinare nuk ka që tri ditë. Tash isha në barnatore, nuk kishte”, tha shkurt një nga përcjellëset e një pacienteje, e cila nuk deshi të japë emrin.

Pacientë të infektuar me koronavirus ka të shtrirë edhe në Klinikën e Gjinekologjisë. Sipas informacioneve nga udhëheqësit e kësaj klinike, aty po trajtohen 11 paciente.

Burim Bujupi nga Drenasi, të premten priti pranë hyrjes së veçantë të Klinikës së Gjinekologjisë, aty ku po trajtohen gratë shtatzëna, të infektuara me koronavirus.

Bujupi tregoi se pret që këto ditë të bëhet baba i dy vajzave binjake. Mirëpo, të premten ai e kuptoi që gruaja e tij, pasi është pranuar në Klinikën e Gjinekologjisë, në testin e tretë ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Ai tha se gjendja e bashkëshortes së tij, sipas personelit shëndetësor, është e mirë dhe se nuk ka pasur kërkesa për blerjen e ndonjë ilaçi.

“Jo deri tash nuk më është kërkuar të blej asgjë nga medikamentet”, tha Bujupi.

Në spitalet e përgjithshme në disa komuna të Kosovës, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus, ka mungesë të stafit shëndetësor. Kështu kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, udhëheqësit e këtyre spitaleve.

Për të infektuarit me koronavirus, që po trajtohen në klinikat e quajtura COVID, përveç stafit shëndetësor, po përkujdesen edhe të afërmit e tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?