Ballkani i Hapur: Kancelarja Merkel thotë fjalën e saj në Tiranë

Ballkani i Hapur: Kancelarja Merkel thotë fjalën e saj në Tiranë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, është pyetur nga gazetarët se ‘a ka dështuar Procesi i Berlinit’. Merkel nuk e konsideron dështim këtë proces (ku veç tjerash përfshihet edhe Ballkani i Hapur). “Nuk e konsdieroj si të tillë, nuk mund të themi se ështe mbaruar ndërtimi i autostradave, […]

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, është pyetur nga gazetarët se ‘a ka dështuar Procesi i Berlinit’. Merkel nuk e konsideron dështim këtë proces (ku veç tjerash përfshihet edhe Ballkani i Hapur).

“Nuk e konsdieroj si të tillë, nuk mund të themi se ështe mbaruar ndërtimi i autostradave, por janë procese që janë inicuar. Kemi shkëmbime në nivel shkencor me vendet e Ballkanit P. Sa i përket bashkëpunimit në nivel të shoqërisë civile, jam takuar me përfaqësues të një organizate joqeveritare në vednin tuaj dhe më kanë treguar si janë duke u zhvilluar. Vuciq dhe Rama, duke pasur parasysh që nuk kanë pasur shkëmbime për një kohë të gjatë, mendoj që prej momentit kur janë takuar, kanë ndryshuar shumë gjëra. BE nuk është aq i shpejtë sa do duhej, por shumëcka është në rrugën e duhur”, ka thënë Merkel, përcjell Periskopi.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama, vlerësoi lart Procesin e Berlinit dhe rolin e kancelares Merkel në këtë proces.

“Kur kancelarja më ka ftuar në Berlin më 2014, ishte hera e parë në historinë e këtij rajoni, në historinë shekullore të këtij rajoni, që liderët e të gjitha vendeve uleshin në një tyrezë, jo për tu vrarë, e për t’u therë, por për të folë për të ardhmen. Për të vazhduar argumentin e saj, ky proces i hapi rrugë vendosjes së komunikimit mes Shqipërisë dhe Serbisë në funksion të zhvillimit rajonal, në kushtet kur paarëisht distancës së afërt nuk ishin takuar kurrë. Procesi i Berlinit ka nevojën e vet, janë disa mekanizma të avashtë, edhe Ballkani i Hapur që sot kemi si nismë të tre vendeve që synojnë të përfshijnë të 6 vendet, është rezultat i këtij Procesi sepse ky na ka dhënë mundësinë që të kuptojmë se nga bashkëpunimi, nga komunikimi, nga ndërveprimi, mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët. Konfliktet, në atmosferën e krijuar nga Procesi i Berlinit, kanë zgjidhje. Jo vetëm që nuk e quaj dështim, por e quaj vizion afatgjatë që do të kalojë nga një qeveri në tjetrën, nga një gjeneratë në tjetrën, për të realizar në rajonin tonë atë që kancelarja ka paraparë“, ka thënë Rama./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?