Avokati i Thaçit ankohet se gjyqtari francez nuk i mori parasysh garancitë e dy shteteve

Avokati i Thaçit ankohet se gjyqtari francez nuk i mori parasysh garancitë e dy shteteve

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me në krye avokatin Gregory Keohe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi të ish-drejtorit politik të UÇK-së. Ajo ka paraqitur në Gjykatë parashtresat me argumentet se pse Paneli i Apelit duhet ta kthejë prapa vendimin e gjykatësit paraprak që ia refuzoi Thaçit lirimin nga paraburgimit, pavarësisht kushteve […]

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me në krye avokatin Gregory Keohe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi të ish-drejtorit politik të UÇK-së.

Ajo ka paraqitur në Gjykatë parashtresat me argumentet se pse Paneli i Apelit duhet ta kthejë prapa vendimin e gjykatësit paraprak që ia refuzoi Thaçit lirimin nga paraburgimit, pavarësisht kushteve të propozuara dhe pavarësisht se dy shtete ofruan garanci.

Në lidhje me këtë të fundit, Keohe është ankuar se gjykatësi paraprak nuk i shqyrtoi mirë garancitë e ofruara.

“Mbështetja e ZPS-së në Vendimin e Gjykatës së Apelit për Z.Veseli është e gabuar. Në atë vendim, Kolegji i Apelit vendosi se nuk ka një detyrim të përgjithshëm për një gjyqtar të procedurës paraprake për të mbajtur një seancë gojore për një çështje të lidhur me paraburgimin. Zoti Thaçi nuk kërkoi seancë, por ftoi gjyqtarin e procedurës paraprake të shikojë pikëpamjet e dy shteteve të identifikuara nga Mbrojtja, të cilat mund të ishin bërë shpejt dhe me shkrim. Ky ishte një detyrim ligjor, i pa justifikuar nga Vendimi i Gjykatës së Apelit i mbështetur nga ZPS”, thuhet në parashtresat e Keohes.

Keohe i është përgjigjur edhe argumenteve të prokurorisë se kushtet e propozuara nga mbrojtja nuk minojnë komunikimet që mund të ketë Thaçi në rast të lirimit nga paraburgimi.

Ai thotë se dështimi i gjyqtarit paraprak, bëjnë që këto kushte të mbesin të pazgjidhura.

Në esencë, Keohe thotë se vizitorët e Thaçit në rast të lirimit të tij lehtë mund të kontrollohen, dhe të mos jenë të lejuar të hyjnë pa marrë një miratim paraprak, njëjtë siç ndodhë në njësitë e paraburgimit.

“Pozicioni i ZPS -së për monitorimin minohet nga një e metë qendrore. ZPS pohon, pa asnjë referencë në mbështetje, se “[kushtet] e propozuara nga Mbrojtja e Thaçit do të lejonin që biseda të pakontrolluara të ndodhnin në baza ditore” .Kjo është e pasaktë. Kushtet e propozuara në rastin aktual mbeten të pazgjidhura, si rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të gjyqtarit të procedurës paraprake për të dëgjuar nga…e redaktuar…siç kërkohet nga Rregullat. Pavarësisht, ZPS nuk ka bazë për të pohuar se çdo kusht eventual do të lejonte biseda të përditshme të pakontrolluara. Vizitorët e zotit Thaçi lehtë mund të jenë i kufizuar për ata që kanë marrë miratimin paraprak, ashtu siç ndodh në Njësinë e Paraburgimit”, thuhet tutje në argumentimet e Keohes.

Çështje e diskutimit në Apelin e Speciales janë edhe zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Rezultati i këtyre të fundit ishte përdorur si kundërargument nga mbrojtja se popullariteti i Thaçit në Kosovë ka rënë dukshëm, pasë parasysh rënien e ish-partisë së tij, PDK-së.

Megjithatë, gjyqtari paraprak, sipas mbrojtjes bëri një gabim trashanik kur zhvleftësoi argumentin në fjalë, duke konsideruar gabimisht, gjithënjë sipas mbrojtjes, se popullariteti politik është static.

“Duke pohuar se “Arsyetimi i vetëm [i zotit Thaçi për të rishikuar këtë gjetje janë rezultatet e fundit të zgjedhjeve”, 19 ZPS nuk arrin të angazhohet me parashtrimet e Mbrojtjes, në veçanti bazën mbi të cilën Gjyqtari i Procedurës Paraprake konstatoi se Thaçi vazhdon kanë një “rol domethënës në Kosovë”, 20 i cili është ende i panjohur. Kjo nuk është thjesht një çështje e mosmarrëveshjes me mënyrën se si gjykatësi i procedurës paraprake i shihte rezultatet e zgjedhjeve. Sfida e ngritur në apel ishte e ndryshme, dhe më themelore, duke qenë qasja e gjyqtarit të procedurës paraprake ndaj vullnetit të demonstruar të elektoratit kosovar, dhe qëndrimi i tij se popullariteti politik është statik dhe nuk zvogëlohet me kalimin e kohës”, thuhet tutje në parashtresat e Keohes.

Pavarësisht kundërshtimeve të Thaçit, paneli i Apelit që do të vendos në lidhje me lirimin ose jo nga paraburgimi të krerëve të UÇK-së tashmë është konstituar.

Ai përbëhet nga tre gjyqtarë: Michele Picard, Emilio Gatti dhe Nina Jorgensen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?