Anesteziologia: Shtatzëna 28-vjeçe që vdiq të premten nuk kishte sëmundje tjera pos COVID-19

Anesteziologia: Shtatzëna 28-vjeçe që vdiq të premten nuk kishte sëmundje tjera pos COVID-19

Infektimi me coronavirus doli të jetë me fatalitet edhe për 28-vjeçaren shtatzëne nga Vushtrria, Liberta Selaci. Mbrëmjen e së premtes ajo humbi betejën me këtë virus, derisa as foshnja e saj nuk mundi të mbijetojë. Selaci ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, derisa anesteziologia në Repartin e Mjekimit Intenziv, Agreta Gecaj-Gashi thotë se 28-vjeçarja […]

Infektimi me coronavirus doli të jetë me fatalitet edhe për 28-vjeçaren shtatzëne nga Vushtrria, Liberta Selaci.

Mbrëmjen e së premtes ajo humbi betejën me këtë virus, derisa as foshnja e saj nuk mundi të mbijetojë.

Selaci ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, derisa anesteziologia në Repartin e Mjekimit Intenziv, Agreta Gecaj-Gashi thotë se 28-vjeçarja prej tri ditësh ishte e shtrirë në këtë repart dhe sipas saj pacientja nuk kishte sëmundje tjera shoqëruese.

“Pacientja në Mjekimin Intenziv është trajtuar tri ditë. Për fat të keq kanë përfunduar me fatalitet nëna dhe beba e saj…Ajo nuk ka pasur sëmundje tjera shoqëruese”.

Gecaj-Gashi thotë se në Mjekimin Intenziv janë të shtrira edhe dy shtatzëna tjera në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

“Kemi një rritje të shpejtë të shtatzënave që kanë shfaqur forma të rënda të sëmundjes dhe që kanë kërkuar mjekim në Repartin Intenziv. Për fat të keq pesë kanë përfunduar me vdekje, ndërsa janë duke u trajtuar edhe dy shtatzëna tjera në mjekimin intenziv po ashtu në gjendje shumë të rëndë”, deklaroi tutje Gecaj-Gashi.

Ndërkohë edhe 10 shtatzëna tjera janë të infektuara me coronavirus dhe se të njëjtat po trajtohen në Klinikën e Gjinekologjisë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Për momentin gjendja e të 10-tave është e mirë për momentin. Ato po trajtohen prej disa ditësh”, deklaroi gjinekologu Curr Gjocaj.

Ekspertët shëndetësorë kanë bërë vazhdimisht thirrje që gratë shtatzëna dhe gji dhënëset të vaksinohen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?