Amerika do të investojë afro 3 miliardë dollarë në vaksina

Amerika do të investojë afro 3 miliardë dollarë në vaksina

Shtetet e Bashkuara do të investojnë afro 3 miliardë dollarë në zinxhirin e vaksinave kundër koronavirusit. Paratë shtesë, të cilat do të shpërndahen në javët e ardhshme, do të fokusohen në kompanitë që japin kontribute për prodhimin e vaksinave, si dhe në firmat që mbushin dhe paketojnë vaksinat, tha këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për […]

Shtetet e Bashkuara do të investojnë afro 3 miliardë dollarë në zinxhirin e vaksinave kundër koronavirusit.

Paratë shtesë, të cilat do të shpërndahen në javët e ardhshme, do të fokusohen në kompanitë që japin kontribute për prodhimin e vaksinave, si dhe në firmat që mbushin dhe paketojnë vaksinat, tha këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për koronavirus, Jeffrey Zients.

“Ky investim i ri do të zgjerojë më tej kapacitetin prodhues të vaksinave vendase, duke i ndihmuar Shtetet e Bashkuara të përmbushin zotimin e tyre, për të qenë arsenal i vaksinave për botën”, tha Zients.Shtetet e Bashkuara kanë doza të mjaftueshme vaksinash për popullatën e tyre dhe po bëjnë përpjekje të mëdha që të pavaksinuarit të vaksinohen, pasi varianti Delta i koronavirusit është duke shkaktuar rritje të numrit të rasteve.Shtetet e Bashkuara gjithashtu planifikojnë të japin qindra miliona doza në vendet e tjera këtë vit dhe vitin e ardhshëm.Deri më tani, SHBA-ja ka dërguar më shumë se 130 milionë doza në dhjetëra vende.SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Mbi 39 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 643,000 kanë humbur jetën.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 219 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.5 milionë kanë vdekur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?